Ari: aseti i vetëm që po i bën ballë tregut të trazuar të kapitalit
Investitorët po nxitojnë të blejnë më shumë ari këtyre ditëve, të nxitur nga lëkundja e madhe e tregjeve të aksioneve dhe nga tensionet gjeopolitike në Evropë. Të premten ata investuan 1.6 miliardë dollarë në SPDR Gold Shares, sipas Dow Jones Market Data. Ky është fondi më i madh që këmbehet në bursë dhe aksionet e veta i mbështetë me ari fizik. D.m.th për çdo aksion të emetuar ka një sasi të caktuar të arit në depon e fondit.
Kërkesa për ari u rrit për shkak të rritje se tensionit midis Rusisë dhe Ukrainës javën e kaluar. Investitorët besojnë se ari do të ruaj vlerën e tij, sidomos në kohë të turbulencave gjeopolitike, ndërsa asetet e tjera me gjasë humbasin në vlerë.
Çmimi i arit ka pasur oscilime të vogla në vitin 2021, duke arritur nivelin më të lartë prej 1,962.5 dollarë për ons ndërsa rekord në vitin 2020 prej 2,082.1 dollarë.
Faktorë tjetër që ka ndikuar në ngritjen e çmimit të metalit në nivele më të larta ishte edhe pritja e investitorëve që Rezerva Federale do të ndërmarr masa drastike për të luftuar inflacionin. Investitorët e konsiderojnë arin si ruajtës stabil të vlerës prandaj e përdorin si mbrojtje nga inflacioni.
Mirëpo njëkohësisht investitorët kanë parashikuar që do të ketë rritje të normave të interesit e kjo ka bërë që kthimi në obligacionet shtetërore amerikane të jetë më i lartë, prandaj i kanë bërë konkurrencë arit.