Përdorimi i kartave Visa arrin në 2.5 miliardë
- Përdorimi i kartave Visa të lidhura me kripto arriti në 2.5 miliardë dollar!
Visa së fundmi filloi një shërbim këshillimi për kripto dhe investoi në platformat e kriptove si pjesë e një shtytjeje për adoptimin e monedhës digjitale.
Si rezultat,
Visa në raportin e fundit të fitimeve tha se klientët bënë 2.5 miliardë dollarë pagesa me kartat e saj të lidhura me kripto, vetëm në tremujorin e parë fiskal të 2022
“Konsumatorët po përdorin kartat e tyre të lidhura me kripto për të shpenzuar në mënyra të ndryshme , për mallra dhe shërbime me pakicë, restorante, udhëtime”, tha për CNBC Vasant Prabhu. Zyrtar I larte ne Visa
Kjo ishte 70% e vëllimit të kriptove të kompanisë për të gjithë vitin fiskal 2021.
Për më tepër Coinbase lançoi kartën e vet të debitit në një përpjekje për të promovuar përdorimin e kriptomonedhave në pagesa, si dhe në investime.
“Për ne, kjo sinjalizon që konsumatorët shohin dobi në të pasurit e një Visa kartele,të lidhur me një llogari në një platformë kripto, sepse ka vlerë të jesh në gjendje të financosh blerjet dhe të menaxhosh shpenzimet, dhe ta bësh këtë menjëherë dhe pa probleme, ”
deklaron Vasant Prabhu për CNBC.
“Ne do të vazhdojmë të jemi një partner kyç për të ofruar lidhjen, përdorimin, besueshmërinë si dhe sigurinë e konsumatorit që i nevojitet në mënyre që përdorimi i kriptove të vazhdojë rritjen”
*Akcionet e Visa-s shenuan rritje 25% gjate vitit 2021