Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Brendi I ‘Ririt’ Savage X Fenty, arrin vlerë miliardëshe

 

  • Rihanna debutoi, për herë të parë me linjën e saj të të brendshmeve në vitin 2018

Forbes raportoi se marka e të brendshmeve të këngëtares Pop ‘Savage X’ Fenty tani vlen mbi 1 miliard dollarë!

Kompania regjistroi rritje të ardhurave prej më shumë se 200% vitin e kaluar.

Ajo gjithashtu “rriti bazën e anëtarëve VIP me më shumë se 150%,” tha kompania në një deklaratë.

 

  • Lajmi i mirë vjen vetëm disa ditë para ditëlindjes së Rihanna-s më 20 shkurt

 

Për më tepër, Riri dhe konglomerati luksoz francez LVMH( Louis Vitton) ri theksojn;

“LVMH dhe Rihanna ndjekin ambicien e tyre për t’u përqëndruar në rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të ‘Fenty’ duke u fokusuar në kozmetikë, kujdes të lëkurës dhe të brendshmeve,” thonë LVMH dhe Rihanna në një deklaratë për Voguebussines.

Këngëtarja që u kthye në superyll të modës bëri histori kur nënshkroi një marrëveshje me LVMH në maj 2019, duke u bërë “gruaja e parë që krijoi një markë origjinale në LVMH” sipas N.Y Times

 

“Në vetëm 3 vjet, Savage X Fenty ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke trazuar kategorinë e veshjeve intime”

Riri, raportohet të jetë duke punuar në linjën e re të ‘Fenty’ për fushatën e Ditës së Shën Valentinit, që do të shërbejë drejt arritjes të 2 miliardë dollarësh, sipas parashikimeve tona në thejournalbiz,  disa javë përpara se Skims nga Kim Kardashian arriti shifrën 3 miliardë dollar.

burimet: Forbes/Voguebussines/NYT
Foto nga: Riri instagram