Sa para fitojnë infleuncerët në TikTok!
- TikTok ka krijuar një brez të ri yjesh digjitalë, ndërsa ata sot kanë një audiencë masive.
TikTok është aplikacioni më I pëlqyer për gjeneratat e reja.
Për dallim nga YouTube apo Instagram, të cilët ndajnë një përqindje të ardhurave nga reklamat me përdoruesit e kualifikuar, TikTok nuk i ndan dollarët e reklamave me influencerët.
Në vend të kësaj, TikTok ka mjete të integruara për fitimin e parave, si “dhuratat” virtuale, dhe Fondin krijues për të paguar përdoruesit me të paktën 10,000 ndjekës dhe 100,000 shikime në një periudhë 30-ditore për videot e tyre kreative
Disa TikTok-er fitojnë para duke marrë “dhurata” virtuale gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të konvertohen.
Shumë influencues punojnë në marrëveshje me brendet dhe në promovime këngësh, për të fituar para nga TikTok.
Një nga mënyrat më të njohura për të fituar në TikTok është duke promovuar këngët përmes video postimeve, argumenton Forbes
Agjencitë muzikore dhe kompanitë diskografike paguajnë rregullisht influencuesit e TikTok-ut për të postuar, në përpjekje që kënga e tyre të bëhet virale.
Për influencuesit me më pak ndjekës, tarifat janë diku nga 20 deri në 150 dollarë, për postim, sipas Flighthouse
Ndërsa superylli i TikTok-ut,
Charlie D’amelio numëron mbi 134 milionë ndjekës, dhe fitoi 17.5 milionë vetëm gjatë vitit 2021, duke u bëre fituesja më e madhe, për të dytin vit radhazi në TikTok