Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Operatori Nord Stream 2, pran falimentimit!

Sipas burimeve të Bloomberg, kompania po punon me një këshilltar financiar për të shlyer një sërë detyrimesh, dhe mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në gjykatën zvicerane, gjatë ditëve në vijim.

Agjencioni kërkoj komente nga kompania si dhe Gazprom, (që është aksioneri i saj i vetëm) por nuk kishte asnjë koment nga Gazprom dhe as nga kompania menaxhuese!

  • Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se qeveria Gjermane ka pezulluar certifikimin për projektin Nord Stream 2

Kjo pasi Rusia njohu Republikat e Donetskut dhe Luhanskut, dhe filloi pushtimin e Ukrainës.

  • Sipas Eurostat Rusia furnizon rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së.

Shumica e pjesës tjetër vjen nga Norvegjia dhe Algjeria.

*Eurostat index  on main EU  gas supply 19/20

 

Fill pas agresionit Rus, presidenti i SHBA-së Joe Biden urdhëroi administratën e tij të vendosë sanksione ndaj operatorit Nord Stream 2 AG dhe udhëheqjes saj, në përgjigje të veprimeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

  • Ndërtimi i Nord Stream 2 përfundoi më 10 shtator 2021.

Fillimisht ishte planifikuar të përfundonte para fundit të vitit 2019, por për shkak të sanksioneve të SHBA-së, ndërtimi u vonua.

Rrjedha e gazit përbëhet nga dy tubacione me një kapacitet total prej 55 miliardë metra kub, të cilat shkojnë nga brigjet e Rusisë përmes Detit Baltik deri në Gjermani.

 

 

 

 

burime: Eurostat/Bloomberg/Gazprom/Journalbiz
foto:Nordstream 2