Operatori Nord Stream 2, pran falimentimit!
Sipas burimeve të Bloomberg, kompania po punon me një këshilltar financiar për të shlyer një sërë detyrimesh, dhe mund të fillojë zyrtarisht procedurat e falimentimit në gjykatën zvicerane, gjatë ditëve në vijim.
Agjencioni kërkoj komente nga kompania si dhe Gazprom, (që është aksioneri i saj i vetëm) por nuk kishte asnjë koment nga Gazprom dhe as nga kompania menaxhuese!
- Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se qeveria Gjermane ka pezulluar certifikimin për projektin Nord Stream 2
Kjo pasi Rusia njohu Republikat e Donetskut dhe Luhanskut, dhe filloi pushtimin e Ukrainës.
- Sipas Eurostat Rusia furnizon rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së.
Shumica e pjesës tjetër vjen nga Norvegjia dhe Algjeria.
*Eurostat index on main EU gas supply 19/20
Fill pas agresionit Rus, presidenti i SHBA-së Joe Biden urdhëroi administratën e tij të vendosë sanksione ndaj operatorit Nord Stream 2 AG dhe udhëheqjes saj, në përgjigje të veprimeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
- Ndërtimi i Nord Stream 2 përfundoi më 10 shtator 2021.
Fillimisht ishte planifikuar të përfundonte para fundit të vitit 2019, por për shkak të sanksioneve të SHBA-së, ndërtimi u vonua.
Rrjedha e gazit përbëhet nga dy tubacione me një kapacitet total prej 55 miliardë metra kub, të cilat shkojnë nga brigjet e Rusisë përmes Detit Baltik deri në Gjermani.