Nafta shënon rritje 4.7%, pasojë e konfliktit në Ukrainë!
Çmimet e naftës po rriten ndjeshëm!
Kjo pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke bllokuar bankat ruse nga SWIFT-i (sistemi ndërkombëtar i pagesave)
Frika se këto lëvizje do të ndikojn tek furnizimi në treg, tashmë të ngushtë kanë shtyrë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi.
Pa qenë pjesë e sistemeve ndërkombëtare të pagesave SWIFT, mundësia e eksportit të mallrave, duke përfshirë edhe naftën, zvogëlohet.
- Goldman Sachs ka parashikuar një rritje të çmimit në 115 dollarë për fuçi, nga 95 dollarë. konkludon.WSJ
Në mënyrë që çmimet e naftës të bien, nevojitet një rritje e qëndrueshme e ofertës së naftës.
Javën e kaluar SHBA po kërkonte të punonte me kombet e tjera, për të liruar më shumë rezerva në treg, kjo ndihmoi në uljen e çmimeve të naftës nga nivelet me të larta të 7 viteve.
Megjithatë, efekti ka qenë jetëshkurtër.
*Statista chart on rally of oil prices since Russian invasion of Ukraine
Pritshmëria e gjerë është që OPEC, ka të ngjarë t’i përmbahet planit aktual të rritjes së prodhimit të naftës gradualisht, duke shtuar 400,000 fuçi në ditë shtesë, pas zhvillimeve të fundit në Rusi dhe Ukrainë.
Sipas delegatëve të OPEC-ut, rritja e çmimeve të naftës mbi 100 dollarë nuk pasqyron në fakt një çekuilibër midis ofertës dhe kërkesës.
Ky qëndrim mund të ndryshojë, nëse Rusia do ketë probleme në eksportimin e naftës së saj për shkak të përjashtimit të disa bankave ruse nga SWIFT.
- Të mos harrojmë se nafta ruse përbën rreth 10% të furnizimit global
Përpara takimit të së mërkurës, OPEC+ rishikoi parashikimin e suficitit për vitin 2022 me rreth 200,000 fuçi në ditë, duke theksuar shtrëngimin e shtuar në treg.
burime:WSJ/OPEC/JOURNALBIZ
foto: Opec