Anonymous, i shpall ‘luftë kibernetike’ Rusisë
Më shumë se tre javë më parë, një llogari e njohur në Twitter me emrin “Anonymous” deklaroi se grupi i aktivistëve në hije po zhvillonte një “luftë kibernetike” kundër Rusisë.
Llogaria – e cila ka më shumë se 7.9 milionë ndjekës, – ka marrë përgjegjësinë për çaktivizimin e uebsajteve të njohura të qeverisë ruse, lajmeve dhe korporatave,si dhe rrjedhjen e të dhënave nga subjekte të tilla si Roskomnadzor, agjencia federale përgjegjëse për censurimin e mediave ruse.
Por sa te vërteta janë këto supozime?
*Anonymus tweet on cyber activity vs Russia
The #Anonymous collective has sent 7.000.000 anti-war texts to Russian cell phone users to tell them the truth about Putin's invasion of #Ukraine.
— Anonymous (@YourAnonOne) March 15, 2022
Duket se janë, thotë Jeremiah Fowler,
bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike Security Discovery, i cili ka punuar me studiues në kompaninë e internetit Website Planet në përpjekje për të verifikuar pretendimet e grupit.
“Anonymous ka dëshmuar se është një grup shumë i aftë që ka depërtuar në disa objektiva, dhe bazën e të dhënave me vlerë të lartë në Federatën Ruse”, shkroi ai në raport që përmbledh gjetjet.
- Nga 100 infomatat e të dhënave ruse që u analizuan, 92 ishin komprometuar, tha Fowler.
Ato u përkisnin faqeve të internetit ndërqeveritare, duke përfshirë ‘Komonuelthin’, një organizatë e përbërë nga Rusia dhe vende të tjera ish-sovjetike që u krijua në 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Shumë skedarë u fshinë, qindra dosje u riemëruan në “putin_stop_this_war” dhe adresat e postës elektronike dhe kredencialet administrative u ekspozuan, tha Fowler.
Një tjetër bazë e të dhënave e hakuar përmbante më shumë se 270,000 emra dhe adresa emaili.
“Ne e dimë si fakt që hakerët gjetën dhe ndoshta iu qasen këtyre sistemeve,” tha Fowler. “Ne nuk e dimë nëse të dhënat janë shkarkuar ose çfarë planifikojnë të bëjnë hakerët me këtë informacion.