Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Alibaba, blen 25 miliardë dollarë të aksioneve të saj!

Alibaba inc. ri-blen aksionet e saj,

25 miliardë dollarë nga 15 miliardë, në një përpjekje për të siguruar investitorët për perspektivat e kompanisë pas një viti në të cilin aksionet e saj kanë rënë me më shumë se gjysmën.

Sipas FactSet. Kjo do te thote një kapitalizim tregu prej rreth 270 miliardë dollarë, pasi blerjet janë të konsiderueshme, krahasuar me vlerën e tregut të gjigantit kinez të tregtisë elektronike.

  • Programi i modifikuar i riblerjes do të jetë efektiv për dy vjet deri në mars 2024, tha Alibaba sot.

Rritja mahnitëse prej 67% e alokuar drejtpërdrejt për blerjet eshte “një shenjë besimi për rritjen e vazhdueshme të kompanisë në të ardhmen”.

Aksionet e teknologjisë kineze në Hong Kong, Kinë dhe në SHBA – ku ato janë të listuara – kanë qenë shumë të paqëndrueshme kohët e fundit mes shqetësimeve se rregullatorët amerikanë mund të heqin kompanitë kineze nga listimi.

Factset, zbulon se Alibaba e listuar në Bursën e Nju Jorkut deri më tani  ka rënë me më shumë se 57% gjatë 12 muajve të fundit

*Bloomberg Baba’s stock chart

Alibaba tha se ribleu rreth 9.2 miliardë dollarë Aksione,

 Nga 18 marsi në kuadër të programit të saj të mëparshëm, që vetëm shkon në totalin e ri prej 25 miliardë dollarësh.

Analistët e Citigroup thanë se plani i riblerjes ishte “me gjasë programi më i madh i riblerjes së aksioneve ndonjëherë në sektorin e teknologjisë së Kinës”, duke sugjeruar që menaxhmenti i Alibaba e sheh aksionin e saj si shumë të nënvlerësuar, prandaj tërheqës për të zotëruar

Shumë kompani përdorin riblerjet për t’u kthyer para aksionerëve.

Planet mund të ndihmojnë në mbështetjen e çmimeve të aksioneve duke sinjalizuar besim në perspektivën e kompanisë dhe shëndetin e saj financiar, duke rritur të ardhurat për aksion

Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë amerikane kanë përqafuar programe riblerje edhe më të mëdha se Alibaba.

 

Kompani të ngjashme si kompania e Google, Alphabet Inc. dhe Microsoft Corp. investuan mbi 60 miliardë dollarë, riblerje.

 

 

 

 

source WSJ/Factset/thjournalbiz
Photo:Alibaba inc.