Pfizer & Unicef, arrijnë marrëveshje për pilulën anti C-19!
Pfizer do t’i shesë pilula anti C-19 Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ,
për përdorim në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato të mesme, konfirmon Unicef
Pfizer Inc. planifikon t’i shesë Kombeve të Bashkuara deri në katër milionë kurse trajtimi të pilulës së saj Paxlovid,
e cila do të aplikohet në mbi 95 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si pjesë e përpjekjes së kompanisë për të zgjeruar aksesin në pilula, përtej vendeve të pasura.
Pfizer tha se Afganistani, Pakistani dhe Zimbabve janë ndër vendet ku Unicef do të shpërndajë pilulën e lehtë për t’u përdorur.
Zëdhënësi i Pfizer, tha se kompania ka marrveshje me Unicef-in për “çmim jofitimprurës”.
*Bloomberg chart on Pfizer and other C-19 stocks
Kompania tha se pret të prodhojë mbi 120 milionë kurse trajtimi deri në fund të vitit 2022.
“Furnizimi i Unicef-it, është një pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar aksesin në Paxlovid për të trajtuar infeksionin C-19 sa më shpejt të jetë e mundur dhe me një çmim të përballueshëm”,
tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.
Vitin e kaluar, Pfizer ra dakord të licenconte Paxlovid në grupin e patentave të ilaçeve të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të lejuar prodhuesit e tjerë të barnave të prodhojnë pilulën për përdorim në vendet me të ardhura më të ulëta, duke përfshirë Afrikën Sub-Sahariane.
Paxlovid është një trajtim antiviral që përdoret për të ndihmuar në përshpejtimin e rikuperimit nga C-19 te njerëzit me simptoma të lehta deri në mesatare.
Në provat klinike, ilaçi uli rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89%.
*Administrata e Ushqimit dhe Barnave autorizoi Paxlovid për përdorim urgjent dhjetorin e kaluar.
@thejorunalbiz