Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Intel, drejt normave te ‘gjelberta mjedisore’

Intel përqafon ekologjine mjedisore! duke u zotuar të eliminojë plotësisht emetimet nga qendrat e prodhimit të çipave duke adresuar emetimet e gazeve shumë ndotëse, që aktualisht janë thelbësore për procesin

Intel po planifikon ndryshime thelbësore, në prodhimin e çipave kompjuterikë për të përmbushur objektivin e saj zero.

Gjigandi i gjysmëpërçuesve, tha se synon të arrijë emetimet neto zero të gazrave serrë deri në vitin 2040. prodhimet e Intel-it kanë vazhduar të rriten vitet e fundit pasi kërkesa për fuqi kompjuterike është rritur.

Megjithatë, emetimet e drejtpërdrejta gjatë dekadës së fundit ishin 75% më të ulëta se sa do të kishin qenë nëse Intel nuk do të kishte përmirësuar intensitetin e karbonit përmes përfitimeve të efikasitetit nga energjia e rinovueshme, tha kompania.

*Intel news tweet on sustainability

Intel do të vazhdojë të investojë në ato fusha, sipas Todd Brady, shefi i qëndrueshmërisë së kompanisë.

Brady tregoi se Intel planifikon të nisë një përpjekje për R&D ndër-industri për të parandaluar lëshimin e kimikateve dhe për të vënë alternativat në përdorim të gjerë.

Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, deri në 80% e kimikateve të përdorura në prodhimin e gjysmëpërçuesve mund të lëshohen në ajër.

“Disponueshmëria dhe përdorimi i vazhdueshëm i këtyre gazeve konsiderohet të jetë kritike për suksesin e ardhshëm të industrisë ” thotë EPA në faqen e saj të internetit.

Vitin e kaluar,

një nga rivalët më të mëdhej të Intel, Taiwanese Semiconductor Manufacturing, tha se do të arrinte emetimet neto zero deri në vitin 2050. Zëdhënësi i TSMC tha se kompania do të eksploronte alternativa miqësore me mjedisin dhe do të investonte në kërkime dhe zhvillim.

 

@thejournalbiz
burime: WSJ/Intel news
foto:Intel.inc