Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Google, do investon në Qendrat e të Dhënave

Google planifikon të investojë 9.5 miliardë dollarë në qendra të dhënash këtë vit, (nga 7 miliardë dollarë investim në 2021)

Google tha se investimi do të krijojë të paktën 12,000 vende të reja pune me kohë të plotë deri në fund të vitit.

Gjigandi i ‘i kërkimit online’ planifikon të hapë një zyrë të re në Atlanta, të rrisë praninë e saj në Nju Jork, si dhe të ndërtojë kampusin në Kolorado dhe të investojë në qendrat e të dhënave në të gjithë vendin.

*Mint Tweet on Google’s Alphabet investment

Shefi Ekzekutiv i Google Sundar Pichai shkroi në një postim.

“Ne besojmë se është më e rëndësishme se kurrë të investojmë në kampuset tona dhe se duke bërë këtë do të krijojmë produkte më të mira, një cilësi më e madhe të jetës për punonjësit tanë dhe komunitete gjithashtu”

Gjatë pesë viteve të fundit,

Google ka investuar më shumë se 37 miliardë dollarë në zyra dhe qendra të dhënash në 26 shtete, shtoi ai.

Në mars 2021, Google njoftoi planet për të shpenzuar 7 miliardë dollarë gjatë vitit për të zgjeruar kapacitetet e saja në zyrat dhe qendrat e të dhënave, duke përfshirë investimet e mbi 1 miliard dollarëve në Kaliforni.

Vitin e kaluar, kompania mbylli marrëveshjen për blerjen e një ndërtese zyre në Manhattan për 2.1 miliardë dollarë.

 

 

@thejournalbiz
burime:WSJ/Mint
foto:Google.inc