Reklamat digjitale, arrijnë rekorde të reja, tregojnë të dhënat!
Reklamimi ka ndjekur një rritje të shpejtë globale, për blerjet në internet gjatë pandemisë!
Shpenzimet e reklamave ishin të përqendruara me mbi 78% në vetëm 10 platforma digjitale, zbulon hulumtimi
Të ardhurat nga reklamat digjitale në SHBA u rritën 35% (në 189 miliardë dollar) vitin e kaluar pasi tregtarët ndoqën konsumatorët që shpenzonin më shumë kohë dhe para në mediat dhe blerjet online, sipas një raporti nga Interactive Advertising.
*Statista chart on Digital ads market revenue
Rritja ishte eksponenciale, krahasuar me atë të vitit 2020, kur u regjistrua një normë rritjeje prej 12%.
Rritja nga viti në vit në 2021 ishte më e larta për tregun e reklamave digjitale, që nga viti 2006, tha grupi i tregtisë së reklamave në internet.
“Ata përdorin versionin digjital për të gjetur konsumatorë të rinj, si dhe për të ofruar produkte dhe shërbime,” tha z. Cohen.
Në vitin 2021,
10 botues dhe platforma digjitale dominuan me mbi 78% pjesë të të ardhurave totale nga reklamat digjitale, (nga 78.1% në 2020) sipas IAB.
Firma kërkimore Insider Intelligence parashikoi se gjigantët e medias Google, Facebook dhe Amazon do të përmblidhnin deri në 64% të bugjetit të reklamave digjitale në SHBA.
E-tregtia, tani një gur themeli i ekonomisë, do të vazhdojë të drejtojë investimet në reklama dhe në kanalet ekskluzivisht digjitale, thuhet në raport.
- Një pjesë e rritjes se këtij investimi do të shkojë në rrjete tjera mediatike.
Në një shënim nga analistët e Morgan Stanley, thuhet se reklamimi është shumë i lidhur me rritjen ekonomike.
Reklamimi digjital ka përfituar sidomos nga tregtarët që shpenzojnë më shumë për reklamat e performancës, në të cilat buxhetet shkojnë drejt fushatave që gjenerojnë drejtpërdrejt veprime të konsumatorëve.
@thejournalbiz
burime: Insider intelligence/Advertising bureau
foto:Touchnickel inc