Boring Co, siguron fonde për ndërtimin e tuneleve transportuese!
Startupi i themeluar nga Elon Musk, The Boring Co. sapo mblodhi kapital të ri për të financuar mega-projektin, për lehtësimin e trafikut.
Boring Co, e vlerësuar në 5.7 miliardë dollarë, aktualisht po punon në një rrjet nëntokësor në Las Vegas.
Vy Capital dhe Sequoia Capital,
udhëhoqën raundin e financimit prej 675 milionë dollarësh dhe vlerësoi kompaninë në rreth 5.7 miliardë dollarë, tha kompania në njoftim për shtyp.
*The Boring Co tweet on raised funds
The Boring Company just raised $675M at a $5.675B valuation from A-list investors.
Purpose is to recruit amazing people, scale up boring machine production & build thousands of miles of tunnels.https://t.co/BpSE9syuGs— The Boring Company (@boringcompany) April 21, 2022
Projekti kryesor i Boring Co.
është një tunel nëntokësor 29 milje/apo 47Km në Las Vegas i parashikuar nga kompania për të lëvizur deri në 57,000 pasagjerë në orë në makina midis 51 stacioneve.
- Kompania, pritet të ndërtojë përfundimisht tunele për të lidhur Las Vegasin me Los Anxhelosin.
Fondi i Themeluesve të Peter Thiel, (i cili është gjithashtu një mik i Musk dhe bashkëpartner i Paypal) iu bashkua investimit.
Kompania tha se financimi i ri do t’i lejojë Boring Co. të bëjë përparim në projektin e Vegas-it, si dhe të investojë në teknologjinë autonome.
Teknologjitë e lëvizshmërisë po fitojnë interes në mesin e sipërmarrësve dhe investitorëve, ndërsa shoqëritë përpiqen të përballojnë urbanizimin në rritje, ndërsa reduktojnë ndotjen mjedisore, konkludon Konsulenca kërkimore PitchBook Data
Investitorët sipërmarrës globalisht investuan 97.7 miliardë dollarë në startup-et e teknologjisë së lëvizshmërisë vitin e kaluar, (nga 53.7 miliardë dollarë në 2020 dhe 55.7 miliardë dollarë në 2019), sipas PitchBook.
Musk në vitin 2013 dha idenë e një sistemi të ri transporti, të quajtur ‘hiperloop’ ku pasagjerët do të udhëtonin në kabina autonome me shpejtësi mbi 600 milje në orë.