Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Boring Co, siguron fonde për ndërtimin e tuneleve transportuese!

Startupi i themeluar nga Elon Musk, The Boring Co. sapo mblodhi kapital të ri për të financuar mega-projektin, për lehtësimin e  trafikut.

Boring Co, e vlerësuar në 5.7 miliardë dollarë, aktualisht po punon në një rrjet nëntokësor në Las Vegas.

Vy Capital dhe Sequoia Capital,

udhëhoqën raundin e financimit prej 675 milionë dollarësh dhe vlerësoi kompaninë në rreth 5.7 miliardë dollarë, tha kompania në njoftim për shtyp.

*The Boring Co tweet on raised funds

 

Projekti kryesor i Boring Co.

është një tunel nëntokësor 29 milje/apo 47Km në Las Vegas i parashikuar nga kompania për të lëvizur deri në 57,000 pasagjerë në orë në makina midis 51 stacioneve.

  • Kompania, pritet të ndërtojë përfundimisht tunele për të lidhur Las Vegasin me Los Anxhelosin.

Fondi i Themeluesve të Peter Thiel, (i cili është gjithashtu një mik i Musk dhe bashkëpartner i Paypal) iu bashkua investimit.

Kompania tha se financimi i ri do t’i lejojë Boring Co. të bëjë përparim në projektin e Vegas-it, si dhe të investojë në teknologjinë autonome.

Teknologjitë e lëvizshmërisë po fitojnë interes në mesin e sipërmarrësve dhe investitorëve, ndërsa shoqëritë përpiqen të përballojnë urbanizimin në rritje, ndërsa  reduktojnë ndotjen mjedisore, konkludon Konsulenca kërkimore PitchBook Data

Investitorët sipërmarrës globalisht investuan 97.7 miliardë dollarë në startup-et e teknologjisë së lëvizshmërisë vitin e kaluar, (nga 53.7 miliardë dollarë në 2020 dhe 55.7 miliardë dollarë në 2019), sipas PitchBook.

 

Musk në vitin 2013 dha idenë e një sistemi të ri transporti, të quajtur ‘hiperloop’ ku pasagjerët do të udhëtonin në kabina autonome me shpejtësi mbi 600 milje në orë.

 

 

@thejorunalbiz
burime:Pitchbook data/Boring Company
foto:Boring company.inc