IBM, shenon rritje në trendin ‘hibrid’
IBM po investon seriozisht tek inteligjenca artificiale, ndërsa biznesi ‘hibrid’ i reve kompjuterike po rritet!
IBM.Inc, raportoi rritje prej 8% në tremujorin e parë, në platformën e saj ‘hibride’ si fokusimi kryesor i transformimit të kompanisë teknologjike.
Të ardhurat u rritën në 14.2 miliardë dollarë, (nga 13.19 miliardë dollarë një vit më parë) sipas FactSet.
*IBM Tweet on Hybrid cloud & A.I
Hybrid cloud and AI are the foundation of smarter business. #Think2021 is where they come to life.
Register today: https://t.co/T0zEGd0XoK pic.twitter.com/qr2bRCyQy2
— IBM (@IBM) April 19, 2021
Rezultatet shenuan rritje prej 14% e të ardhurave nga ‘sektori hibrid’
- Kompania pret rritje të të ardhurave këtë vit në nivelin e parashikimit dyshifror
Shefi Financiar Jim Kavanaugh,
tha se rritja e të ardhurave reflektoi kërkesën në rritje, e nxitur nga kompanitë që shpenzojnë më shumë në investime digjitale, në fusha si automatizimi, inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike.
“Shumica e kësaj rritjeje është fokusuar në më shumë kërkesa, pasi klientët dhe industritë po kërkojnë avantazhe të qëndrueshme dhe konkurruese,” tha z.Kavanaugh në intervistë.
Teknologjia digjitale, vazhdon të investojë në qendrat e të dhënave ndërsa ato po konkurrojnë për tregun e llogaritur prej 214 miliardë dollarësh të ‘cloud’ raporton WSJ
IBM postoi një fitim nga operacionet e vazhdueshme, pasi të ardhurat e softuerit u rritën 12% në periudhën e fundit.