Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Netflix, shenon rënie epike në bursë!

Netflix, raportoi humbje rekord të abonentëve në tremujorin e parë!

Ndërsa investitorët kishin pritur që kompania të shtonte përdorues të rinj.

Në vend të kësaj,

Netflix tha se e mbylli tremujorin e parë me minus 200,000, dhe tutje pritet të humbasë mbi dy milionë abonentë globalë deri në fund të vitit!

*CNBC Tweet on Netflix fall

Rënia rezultoi me humbje me mbi 40 miliardë dollarëshe të kapitalizimit të saj të tregut, sipas FactSet.

Hera e fundit që aksionet e Netflix ranë 25% në një ditë të vetme ishte me 25 korrik 2012, sipas FactSet.

  • Aksionet e Netflix kanë rënë me më shumë se 40% nga viti në vit.

Netflix tani, është vendosur të eksplorojë ofrimin e një versioni të platformës të mbështetur nga reklama me çmim më të ulët për të rritur bazën e abonentëve, një ndryshim për një kompani që e ka shitur veten që nga fillimi i saj si një strehë pa komerciale për anëtarët e saj.

Megjithatë, kompania ka rritur tarifën e saj të abonimit në fillim të këtij viti, dhe po njofton se do të ndalojë fjalëkalimin e përbashkët midis abonentëve, gjë që mund të pengojë më tej kompaninë, në baza afatgjatë.

 

@thejournalbiz
burime:WSJ/Netflix
foto:Netflix.inc