Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Shërbimet video-online marrin tjetër goditje!

Bota duket e lodhur nga të gjitha masat kufizuese, pasi aksionet e Netflix, patën ditën e tyre më të keqe në bursë që nga viti 2004, pasi gjigandi i transmetimit humbi mijra abonentë për tremujorin e parë në më shumë se një dekadë.

Gjërat me sa duket janë aq të zymta saqë kompania, e cila prej vitesh e ka pohuar veten si gjigant pa-reklama, tanime, do të eksploro një version të platformës me çmim më të ulët, por të mbështetur nga reklamat.

Kjo pas lajmit nga një tjetër mega-projekt i dështuar transmetimi, pasi Warner Bros. Discovery, tha se do të mbyllte shërbimin e tij të transmetimit CNN+ vetëm disa javë pasi debutoi.

Çmimi prej 5,99 dollarë në muaj u pa si “i tepruar” nga drejtuesit e kompanisë. sipas një raporti të Wall Street Journal.

*NYT tweet on CNN+latest announcement 

Gazeta raportoi se Warner Bros. kishte investuar mbi 300 milionë dollarë në projektin e transmetimit, për të numëruar vetëm më pak se 100,000 abonentë.

Ndërsa,

operatori i kinemasë Everyman Media në Angli pa një rikthim të fortë, te hyratu rritën me 67% në mbi 2 milion $.

Interesimi po kthehet në nivelet e para-pandemisë dhe në gjysmën e dytë të 2021 ishin 97% sa ishte me 2019.

Kompania tha se vrulli vazhdon edhe këte vit.

I njëjti rikthim u regjistrua edhe në SHBA me; AMC, Cineworld dhe Cinemark ku shënuan një rikthim pozitiv

Por skeptikët i vënë të gjitha në perspektivë, duke treguar se shitjet janë ende në rënie 68% nga e njëjta peruidhë kohore ​​në 2019.

Ndërsa rikthimi mund të jetë vetëm fillimi, pasi më shumë filma po rrisin interesimin për Kinemat për sezonin e verës

 

@thejournalbiz
burime:WSJ/CNBC
foto:Cnn+/Netflix