Blackstone, investon në pasuri të paluajtshme!
Marrëveshja shënon zgjerimin e fundit të Blackstone në pasuri të paluajtshme, pasi shqetësimet dhe kufizimet e lidhura me pandeminë vazhdojnë të ulen
PS Business Parks, një trust investimi në pasuri të paluajtshme, zotëron, operon dhe zhvillon prona komerciale periferike.
Blackstone Inc. konfirmoi se ka arritur një marrëveshje për të blerë PS Business Parks Inc. për 7.6 miliardë dollarë, përfshirë borxhin, në një projeksion për hapësirat e zyrave periferike dhe parqet e biznesit, pasi pandemia përmbysi tregun komercial të pasurive të paluajtshme.
Marrëveshja e fundit nga Blackstone për pasuritë e paluajtshme në të gjithë SHBA-në pasi pandemia krijoj mundesi të reja.
*Real estate chart Market forecast by grandviewresearch
Javën e kaluar,
firma e kapitalit privat ra dakord të blinte American Campus Communities, pronen e banesave studentore, për rreth 12.8 miliardë dollar.
Ndërsa,
firma po shpreson që studentët do të kthehen në kampus, megjithëse masat e kufizimeve ende nuk kanë përfunduar.
Përveç pasurive të paluajtshme, firma zotëron dhe operon me zyra industriale dhe periferike si dhe parqe biznesi, të shpërndara nëpër Kaliforni, Miami, Teksas dhe Virxhinia.
Që nga 30 marsi, sipas paraqitjes së kompanisë, Blackstone zotëron 96 prona me mbi 4,900 qiramarrës. Portofoli i kompanisë përfshin gjithashtu 800 njësi banimi.
Blackstone tha të hënën se do të paguajë 187,50 dollarë për çdo aksion të papaguar të PS Business Parks, marrëveshja pritet të mbyllet në tremujorin e tretë të 2022.