Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

GM, gati për Corvette elektrike!

Makina sportive vjen pasi prodhuesit e automjeteve po zgjerojnë ofertat e tyre të automjeteve elektrike!

GM po zhvillon një version hibrid të Chevrolet Corvette të saj duke pregaditur një version plotësisht elektrik të makinës sportive, tha presidenti i GM Mark Reuss.

Detaje të mëtejshme do të publikohen në një datë të mëvonshme,.Z. Reuss e bëri njoftimin të hënën në CNBC.

GM nuk specifikoi nëse Corvette e parë elektrike do të ishte një hibrid me një motor elektrik kombinim me motor benzine, apo një model krejtsisht elektrik (plug-in).

*CNBC Tweet on Chevy’s Corvette

Njoftimi i GM vjen ndërsa auto-prodhuesit e vjetër garojnë për të prodhuar më shumë automjete elektrike për të konkurruar me Tesla Inc.

GM ne fakt punon për të arritur Teslën në shitjet e automjeteve elektrike dhe premtoi të investojë mbi 35 miliardë dollarë në automjete elektrike dhe autonome deri në vitin 2025.

GM tha se do të investonte rreth 6 miliardë dollarë vetëm në Michigan për të prodhuar kamionë elektrikë, duke ndarë koston e një fabrike baterish prej 2.6 miliardë dollarësh me partnerin LG.

Megjithatë, shitjet e automjeteve elektrike mbeten një pjesë e blerjeve të vogla te përgjithshme të automjeteve, duke zënë më pak se 2% të shitjeve të përgjithshme të veturave GM në 2021.

GM po punon gjithashtu me Honda Motor për zhvillimin e përbashkët të një linje automjetesh elektrike të përballueshme, duke përfshirë automjete kompakte sportive.

E para nga automjetet ka të ngjarë të ketë një çmim nën 30,000 dollarë dhe nuk do të jetë gati deri në vitin 2027, sipas kompanisë.

Çmimi fillestar i një Corvette Stingray 2022 do jete 60,900 dollarë, sipas faqes zyrtare të Chevrolet.

 

 

@thejournalbiz
burime;cnbc/gm
foto:Chevy Corvette