Snap, raporton humbje në tregun e reklamave digjitale!
Snap Inc. raportoi rezultatet e tremujorit të parë, duke theksuar se kompania po ndjen goditjen nga ndërprerjet në tregun e reklamave digjitale,
duke përfshirë ndikimin e rritjes së inflacionit tek reklamuesit, si dhe ndryshimet e politikës së privatësisë nga Apple Inc.
Snap postoi shitjet që rezultuan afer parashikimiqë pritej nga Wall Street.
Shefi Ekzekutiv Evan Spiegel e quajti tremujorin “më sfidues se sa pritej”.
Snap është një nga kompanitë e para të teknologjisë me shitje të fokusuara në tregun e reklamave digjitale që raporton rezultatet për periudhën janar-mars.
Meta, Twitter, dhe Google raportojnë të gjitha rezultatet këtë javë.
*Snap trends chart projection by Financesonline
Snap, raportoi një humbje prej 360 milionë dollarësh për tre muajt e parë të këtij viti,
duke përfshirë një humbje prej 92 milionë dollarësh të parealizuar nga një investim, por shitjet u rritën me 38% nga një vit më parë në gjithsej 1.06 miliardë dollarë.
Për tremujorin aktual, shitjet kanë parë rritje deri më tani prej rreth 30%, tha shefi financiar Derek Andersen
“Ne jemi të shqetësuar se mjedisi operativ përpara mund të jetë edhe më sfidues, duke çuar në pauza të mëtejshme ose reduktime të buxhetit të reklamuesve,” tha ai.
“Biznesi ynë i reklamimit u rrit me një ritëm relativisht më të ngadaltë,” tha z. Andersen.
Ai shtoi se reklamuesit nëpër industri të shumta kanë shprehur shqetësime nga rritja e kostove dhe normave të interesit deri te ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit.
Shitjet e reklamave digjitale në Snap dhe kompani të tjera u goditën pasi Apple prezantoi ndryshimet e softuerit, që filluan të kërkonin që aplikacionet të pyesnin përdoruesit nëse dëshironin të gjurmoheshin.