A.I. për monitorimin e emetimeve të karbonit nga ‘Cloud’
Platforma e menaxhimit të ‘reve’ kompjuterike Cirrus Nexus lançoi një mjet të inteligjencës artificiale për të ndihmuar kompanitë të masin dhe reduktojnë emetimet e karbonit nga operacionet e tyre në renë kompjuterike, apo ‘ cloud’.
Pasi kompanitë po përballen me presion nga aksionerët dhe rregullatorët për të përmbushur objektivat e qëndrueshmërisë, apo anti-ndotje
TrueCarbon, analizon informacionin e disponueshëm publikisht mbi konsumin e energjisë në qendrën e të dhënave, dhe të dhëna tjera të palëve të treta për të ndihmuar klientët të vlerësojnë emetimet e tyre të karbonit, gjithashtu bën rekomandime për të ndihmuar klientët të përmbushin objektivat rreth reduktimit të emetimeve.
TrueCarbon është pjesë e një numri në rritje të mjeteve të kontabilitetit që synojnë të ndihmojnë kompanitë të përmbushin kërkesat e domosdoshme që kanë te bejn me ndotjen globale!
*IDC Cloud growth chart 2015-2020
Teknologjia AI,
po përmirëson vazhdimisht rekomandimet bazuar në modelet e përdorimit të klientit dhe tendencat e konsumit të energjisë të qendrave të të dhënave, tha Chris Noble, shefi ekzekutiv i kompanisë, duke ndihmuar klientët të zhvendosin operacionet dhe proceset e IT-së, tek qendrat të ndryshme të të dhënave, duke minimizuar aktivitetet e karbonit, theksoi ai.
- Rregullatorët dhe aksionerët po i kushtojnë më shumë vëmendje iniciativave të qëndrueshmërisë,
ndërkohë shumë kompani tjera po vendosin objektiva specifike, me qëllim reduktimin e emetimeve të karbonit dhe instalimin e operacioneve të tjera të efiçencës së energjisë, në mënyrë që të marrin një certifikim të pavarur të vlerësimeve nga rregullatoret, ndërsa marrëdhënia midis dixhitalizimit dhe emetimeve të karbonit, bëhet më se e dukshme në sektorin e ‘reve’ apo cloud
“Ne kemi arritur efikasitet më të lartë të energjisë dhe jemi në partneritet me ofruesit [cloud] që kanë marrë angazhime për përdorimin 100% të energjisë së rinovueshme” tha CEO Michael Ruttledge.
Qendrat e të dhënave përbënin rreth 1% të përdorimit global të energjisë elektrike në vitin 2020, duke përjashtuar minierat e
kriptomonedhave, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.