Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Turqi, të dhënat tregojnë se inflacioni arriti në 80%

Rritja e çmimeve vjetore u rrit nga 73.5% në Maj në 78.6% në Qershor, por norma reale mund të jetë dyfishi i shifrës zyrtare!

Norma zyrtare e inflacionit të Turqisë u rrit në pothuajse 80% muajin e kaluar,  më e larta në 25 vjet ..pasi politikat jokonvencionale të Presidentit  Erdoğan vazhduan të rrisin koston e jetesës.

Rritja e çmimeve vjetore u rrit nga 73.5% në Maj në 78.8% në Qershor, sipas agjencisë turke të statistikave.

*FT On Turkish inflation

Partitë e opozitës dhe ekonomistët thanë se rritja e fundit e çmimeve të naftës dhe gazit nënkuptonte se norma reale e inflacionit ishte pothuajse dyfishi i shifrës zyrtare.

Erdogan ka pohuar se problemi i Turqisë nuk është inflacioni. “Ne nuk kemi problem me inflacionin. Kemi problem me koston e jetesës,” tha ai muajin e kaluar.

Një raport mujor nga grupi ENAG i ekonomistëve të pavarur të Turqisë tregoi se çmimet e konsumit ishin rritur me 175% në Qershor, (krahasuar me një vit më pare)

ENAG tha se çmimet ishin rritur me 71.4% që nga fillimi i vitit 2022.

Oda e Tregtisë së Stambollit, tha se inflacioni në qytetin më të madh të Turqisë kishte arritur një normë vjetore prej 95%.

Çmimet në Turqi po rriten me ritmin e tyre më të shpejtë në 30 vjet, sipas shifrave të fundit zyrtare.

Kostot e transportit dhe banimit shenuan rritjet më të mprehta të çmimeve, të përkeqësuara nga lufta në Ukrainë.

Inflacioni është rritur dyfish që nga viti i kaluar, kur presidenti turk, uli normat e interesit në përpjekje për të nxitur ekonominë.

Zakonisht vendet rrisin normat e interesit në përpjekje për të ulur inflacionin.

Nga shifrat e fundit të inflacionit;

  • Transporti pati rritjen më të madhe të kostove, duke u rritur me 123% gjatë vitit të kaluar.
  • Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike ishin afër me rritje të çmimeve prej 94%, ndërsa
  • Kostoja e pajisjeve shtëpiake u rrit me 81%.

Shifra e përgjithshme e inflacionit ishte më e larta që nga viti 1998, kur inflacioni arriti në 80.4%

 

 

@thejournalbiz
burime:FT/Bloomberg
foto:Turkish lira