Turqi, të dhënat tregojnë se inflacioni arriti në 80%
Rritja e çmimeve vjetore u rrit nga 73.5% në Maj në 78.6% në Qershor, por norma reale mund të jetë dyfishi i shifrës zyrtare!
Norma zyrtare e inflacionit të Turqisë u rrit në pothuajse 80% muajin e kaluar, më e larta në 25 vjet ..pasi politikat jokonvencionale të Presidentit Erdoğan vazhduan të rrisin koston e jetesës.
Rritja e çmimeve vjetore u rrit nga 73.5% në Maj në 78.8% në Qershor, sipas agjencisë turke të statistikave.
*FT On Turkish inflation
Turkish inflation reached almost 80% as analysts warned that the country risks getting trapped in a spiral of rising prices and wages https://t.co/cfGefZY8wT
— Financial Times (@FinancialTimes) July 4, 2022
Partitë e opozitës dhe ekonomistët thanë se rritja e fundit e çmimeve të naftës dhe gazit nënkuptonte se norma reale e inflacionit ishte pothuajse dyfishi i shifrës zyrtare.
Erdogan ka pohuar se problemi i Turqisë nuk është inflacioni. “Ne nuk kemi problem me inflacionin. Kemi problem me koston e jetesës,” tha ai muajin e kaluar.
Një raport mujor nga grupi ENAG i ekonomistëve të pavarur të Turqisë tregoi se çmimet e konsumit ishin rritur me 175% në Qershor, (krahasuar me një vit më pare)
ENAG tha se çmimet ishin rritur me 71.4% që nga fillimi i vitit 2022.
Oda e Tregtisë së Stambollit, tha se inflacioni në qytetin më të madh të Turqisë kishte arritur një normë vjetore prej 95%.
Çmimet në Turqi po rriten me ritmin e tyre më të shpejtë në 30 vjet, sipas shifrave të fundit zyrtare.
Kostot e transportit dhe banimit shenuan rritjet më të mprehta të çmimeve, të përkeqësuara nga lufta në Ukrainë.
Inflacioni është rritur dyfish që nga viti i kaluar, kur presidenti turk, uli normat e interesit në përpjekje për të nxitur ekonominë.
Zakonisht vendet rrisin normat e interesit në përpjekje për të ulur inflacionin.
Nga shifrat e fundit të inflacionit;
- Transporti pati rritjen më të madhe të kostove, duke u rritur me 123% gjatë vitit të kaluar.
- Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike ishin afër me rritje të çmimeve prej 94%, ndërsa
- Kostoja e pajisjeve shtëpiake u rrit me 81%.
Shifra e përgjithshme e inflacionit ishte më e larta që nga viti 1998, kur inflacioni arriti në 80.4%