TikTok, përgjigjet për shqetësimet e të dhënave!
Tik-Tok u përgjigj lidhur me shqetësimet në rritje nga Rregullatorët e SHBA-së se,
‘një grumbull i të dhënave jo të ndjeshme të përdoruesve të TikTok në SHBA’ ndahet me të tjerët
Kompania, në pronësi të ByteDance nga Kina, tha se po punon për të përmirësuar sigurinë e të dhënave të saj.
TikTok tha se po bën përparim në planin e tij për të përmirësuar sigurinë e të dhënave në përgjigje të shqetësimeve të qeverisë amerikane
*CNBC on TikTok used data study
TikTok shares your data more than any other social media app — and it’s unclear where it goes, a study says. https://t.co/PDpExNcKjX (via @CNBCMakeIt) pic.twitter.com/M5kU0S05Zr
— CNBC (@CNBC) June 5, 2022
Shefi Ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, në një letër, tha se ai do të rivendos praktikat e të dhënave të kompanisë.
Chew po i përgjigjej një letre nga senatorët që shtronin pyetje në lidhje me praktikat e të dhënave të aplikacionit në pronësi të ByteDance Ltd me bazë në Kinë.
Ligjvënësit sugjeruan gjithashtu se një ekzekutiv i TikTok mund të ketë keqinterpretuar fakte në një seancë dëgjimore të Kongresit të vitit 2021.
Një hetim i Wall Street Journal zbuloi se,
TikTok ka nevojë vetëm për një pjesë të rëndësishme të informacionit për të kuptuar se çfarë dëshironi: sasinë e kohës që qëndroni ‘online’ dhe pjesën e përmbajtjes. Çdo sekondë që hezitoni ose rishikoni, aplikacioni ju gjurmon.
Gjithçka tani është një çështje teknologjike. Kolumnistja Joanna Stern tha, duke dhënë analiza, mbi Tik-Tokun dhe trenidn e rrjeteve sociale
Përplasja mes ligjvënësve dhe kompanisë u nxit nga një artikull i fundit i ‘BuzzFeed News’ që pretendonte se të dhënat e përdoruesve të SHBA-së janë më gjerësisht të disponueshme për punonjësit në Kinë sesa dihej më parë
TikTok tha se 100% të trafikut të përdoruesve të SHBA-së kalon tek partneri i tij në cloud, Oracle Corp.
Chew përsëriti në letrën drejtuar senatorëve, se kompania planifikon të migrojë plotësisht në serverët cloud të Oracle në SHBA dhe të fshijë të dhënat nga sistemet e veta në të ardhmen.