Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Kompania e dronëve ‘Wing’, ri-organizojnë strukturen!

Njësia Wing e Alphabet Inc. emroi zyrtarin e saj kryesor të teknologjisë në krye të kompanisë, ndërsa kërkon të zgjerojë me shpejtësi operacionet e shpërndarjes së dronëve.

  • Adam Woodworth, i cili ka projektuar dronë të epokës së re, u emërua drejtor ekzekutiv i Wing, tha kompania në një njoftim.

“Përfshirja e Adamit në pothuajse gjithçka që ‘Wing’ ka bërë deri më sot, dhe mbështetja e vazhdueshme këshilluese e James, do të na lejojë të vazhdojmë të rritemi,” tha kompania në një deklaratë për shtyp

*Wing Drone tweet on their commercial flight

Wing është shërbimi më i madh në botë i shpërndarjes përmes dronëve. Në gjashtë javët e para të këtij viti, kompania ka kryer 25,000 dërgesa me dron, një rritje e skajshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Biznesin më të madh e ka në Australi, ku ka filluar dërgesat nga një qendër tregtare në Logan City, pranë Brisbane.

Gjithashtu ka testuar dërgesat duke përdorur aeroplanët e saj hibridë në Christiansburg, Virxhinia dhe në Finlandë.

Wing, PrimeAir i Amazon.com dhe United Parcel Service Inc. po garojnë për të zhvilluar shërbimet e shpërndarjes përmes dronëve, për të cilat ata besojnë se do të revolucionarizojnë shitjen me pakicë dhe tregtinë moderne.

Por e ardhmja mbetet e paqartë, pasi rregullatorët amerikanë ende janë duke hartuar rregullat për teknologjinë e re.

 

 

 

 

 

burime:Djdrone/Wing
Photo;Wing.inc