Shitet shtëpia e parë si NFT në Florida!
Një Ndër shitjet e para të shtëpisë duke përdorur tokena jo të këmbyeshëm, apo NFT.
Një grua nga Florida posa bleu një shtëpi me pesë dhoma gjumi, në një ankand online Fortune reporton
“Ne mendojmë se kemi bërë histori, si për industrinë e pasurive të paluajtshme ashtu edhe për komunitetin e kriptove,” tha Natalia Karayaneva, CEO dhe themeluese e Propy, e cila menaxhoi ankandin dhe transaksionin në internet.
Çmimi ishte 210 Ether, (ekuivalenti me 653,000 dollarë në kohën e shitjes)
Kishte ofertues, secili prej të cilëve duhej të kishte kkripto me vlerë të paktën 640,000 dollarë—çmimi fillestar—në një portofol digjital.
Prestigious Contemporary Gallery ‘Sothby’ announces art sale as NFT
8 works by @refikanadol have sold for a combined total of HKD39.39M (USD $5.06M) in Hong Kong. The sale marks a new record of the most valuable NFT collection by a single artist sold in Asia.https://t.co/52cnx4Rczp
— Sotheby's (@Sothebys) October 6, 2021
Hapi i parë përfshin transferimin e pronësisë së shtëpisë nga shitësi në një kompani me përgjegjësi të kufizuar.
Pasi u përcaktua fituesi i ankandit, pronësia iu transferua automatikisht fituesit dhe shitësi mori pagesën në portofolin e saj digjital.
Karayaneva nuk pranoi të identifikonte blerësin. Shitësi ishte Leslie Alessandra, themeluesi i një kompanie blockchain me bazë në Tampa.
- Karayaneva i tha Fortune se ekipi ligjor i Propy ia doli që transferimi i pronësisë të bëhej menjëher.
Si dhe Proceset e zakonshme që vijnë me blerjen e një shtëpie, si përfundimi i një inspektimi, marrja dhe kryerja e një kërkim hulumtimi, te gjitha u bënë nga Propy përpara ankandit, tregon Karayaneva.
Njerëzit që u regjistruan në ankand u ftuan të vizitonin shtëpinë dhe të shqyrtonin dokumentet përpara se të zhvillohej për t’u siguruar që dëshironin ta blinin atë.
“I vetmi proces burokratik që patëm gjatë ankandit ishte procesi i verifikimit, ku ofertuesit duhej të jepnin emrat dhe ID-në dhe të lidhnin portofolin e tyre”, tha Karayaneva për Fortune, duke iu referuar rregullave.
Shitësit iu kërkua të kalonte ankandin siç ishte projektuar, duke shtuar se;
- Qëllimi ynë permes ankandit NFT, është t’u apelojmë blerësve të rinjve ose kripto-komunitetit, të cilët janë të ngopur me procesin e lodhshëm burokratik të blerjes një shtëpie.
Karayaneva tha se kompania ka në shitje shtëpi në Tampa, një apartament në Çikago dhe një shtëpi familjare në San Francisko të gjitha në formatin NFT.