Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Intel planifikon rikthim në tregun e çipave!

Intel Corp. pret që të ardhurat të rriten me pak më pak se 2% këtë vit

me rritje graduale në vijim pasi Shefi Ekzekutiv Pat Gelsinger po  ndjek një kthesë senzacionale tek prodhuesit, dikur ‘dominues’ të çipave.

Shitjet do të arrijnë në 76 miliardë dollarë në vitin 2022, përpara se të rriten me një përqindje mesatare dhe njëshifrore deri në  2024, tha kompania në ngjarjen me  investitoret në San Francisko.

Intel ka ‘luftuar’ për të përfituar nga kërkesa në rritje për çipa — një rritje e nxitur nga tendenca e punës nga shtëpia dhe përhapja e çipave në një gamë më të gjerë pajisjesh.

Ndërsa shitjet e çipave u rritën me 29% vitin e kaluar në një total rekord prej 556 miliardë dollarësh, Intel shënoi një rënie prej 4%.

Rivalët, ndërkohë, kanë lulëzuar. Shitjet e Advanced Micro Devices Inc. u rritën me 68% vitin e kaluar dhe Nvidia Corp. shënoi një fitim prej 61%.

*Bloomberg chart on Intel& main rivals Amd/Nvidia

 

Këto kompani janë në rrugën e duhur për të zgjeruar shitjet me më shumë se 25% përsëri në vitin 2022

*sipas parashikimeve të analistëve.

Pjesa më e madhe e shitjeve të Intel vjen ende nga tregu i kompjuterëve personalë, ku procesorët e tij mbeten komponenti më i rëndësishëm i shumicës së laptopëve dhe desktopëve.

Dërgesat e PC-ve u rritën përsëri në nivele të papara, të ndihmuar nga kalimi në punë në distancë.

  • Intel po përballet me konkurrencë më të ashpër nga AMD dhe disa ish klientë, si Apple, po kalojnë në çipat e tyre.

Gelsinger, përshkroi një plan për të shpenzuar dhjetëra miliarda në fabrika të reja që do ta vënë atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me ofruesit e prodhimit të jashtëm si Taiwan Semiconductor Manufacturing Co. dhe Samsung Electronics Co.

Kompania po hyn gjithashtu në tregje të reja si çipat grafikë ku do të shkojë kokë më kokë me AMD dhe Nvidia.

Kompania pret që rritja e të ardhurave të arrijë në 10% deri në 15% deri në vitin 2025 kur të përfundojë “faza e saj e investimeve”.

 

 

 

 

burime: Bloomberg/Intel
foto:Intel.inc