Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Amazon njofton ndarjen e aksioneve 20 për 1

Amazon  posa njoftoi ndarjen e parë të aksioneve që nga fromimi saj, duke u thënë investitorëve të mërkurën se do të marrin 20 aksione për çdo aksion që zotërojnë aktualisht.

  • Aksionet shenuan rritje me 6%

Kompania tha gjithashtu se bordi autorizoi blerjen e aksioneve me vlerë deri në 10 miliardë dollarë!

*Reuters tweet on Amazon stock split

Ndarjet e aksioneve nuk ndryshojnë rrënjësisht asgjë në lidhje me kompaninë, përveçse

mund t’i bëjnë aksionet të aksesueshme për një numër më të madh investitorësh për shkak të çmimit të tyre më të lirë.

Nëse ndarja do të ndodhte sot, kostoja e çdo aksioni do të shkonte nga 2,798,88 dollarë në 144,22 dollarë dhe çdo zotërues ekzistues do të merrte 19 aksione shtesë për çdo aksion që zotëron.

Amazon është kompania më e fundit e teknologjisë me  vlerës, që ka ulur çmimin e çdo aksioni përmes një ndarjeje.

  • Google njoftoi një ndarje 20-për-një në shkurt. Ndërsa mesin e vitit 2020, Apple zbuloi planet për ndarje katër për një

“Kjo ndarje do t’u jepte punonjësve tanë më shumë fleksibilitet në mënyrën se si ata menaxhojnë kapitalin e tyre në Amazon dhe do ta bënte çmimin e aksionit më të pranueshëm për njerëzit që kërkojnë të investojnë në kompani,” tha zëdhënësi i  Amazon-it.

 

 

 

burme:Bloomberg/Reuters/Thejournalbiz
foto:Amazon.inc