Sony PlayStation, pezullon të gjitha shitjet në Rusi!
Sony ka ndaluar shitjen e konzollave dhe softuerit të saj PlayStation në Rusi,
Duke u bërë brendi më i fundit global, që u tërhoq nga vendi për shkak të luftës në Ukrainë.
Përfaqësuesi për njësinë e video lojërave të Sony thanë se kompania ka pezulluar të gjitha dërgesat e softuerit dhe harduerit në vend, si dhe prezantimin e titullit të ri ‘Gran Turismo 7’
Produktet e PlayStation gjithashtu nuk do të jenë më te disponueshëme në Rusi!
*PlayStation tweet on latest crisis
— PlayStation (@PlayStation) March 9, 2022
Sony i bashkohet komunitetit global në thirrjen për paqe në Ukrainë,” tha kompania.
“Për të mbështetur ndihmën humanitare, Sony njoftoi një donacion prej 2 milionë dollarësh për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe OJQ-në ndërkombëtare, Save the Children, thuhet me tej në deklaratën e kompanisë.
Përveç kësaj,
shumë brende, si ‘McDonald’, ‘Coca-Cola’, ‘Pepsi’ dhe ‘Starbucks’ kanë pezulluar operacionet në Rusi si reagim ndaj për pushtimit Rus në Ukrainë.
burime: WSJ/Sony/Thejournalbiz
foto:Sony Playstation