Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Amazon, blenë prodhuesin iRobot!

Amazon.com Inc. blen prodhuesin  Roomba iRobot Corp. për 1.7 miliardë dollar!

Duke shtuar një tjetër produkt të lidhur me shtëpinë që thellon lidhjet e tij me nevojat e konsumatorëve.

Marrëveshja për vakumin robotik i shtohet portofolit të Amazon-it

*IRobot tweet lajmi mbi marrveshjen me Amazon-in

Amazon ra dakord të paguante 61 dollarë për aksion për iRobot në një marrëveshje me para të gatshme.

Çmimi, i cili përfshin një sasi të vogël borxhi, përfaqëson një premium 22% ndaj çmimit të mbylljes së aksioneve  prej 49,99 dollarë të enjten.

  • Aksionet e IRobot u rritën 19% në 59,54 dollarë në tregtimin e fundit.

IRobot prezantoi vakumin e tij Roomba në vitin 2002 dhe që atëherë ka shitur më shumë se 40 milionë njësi.

Vakuumi inteligjent mëson dhe harton hapësirat për të pastruar pluhurin dhe rrëmujën shtepiake.

Është një element kryesor i përfitimit të blerjeve të Amazon Prime Day, pasi ka qenë një produkt i paraqitur për tetë vjet rresht.

  • IRobot në maj kishte parashikuar arritjen e shitjeve prej 1.6 deri në 1.7 miliardë dollarë këtë vit.

IRobot do të ishte blerja e katërt më e madhe nga Amazon, duke u renditur pas blerjes së vitit 2017 të Whole Foods për 13.7 miliardë dollarë, një blerje prej 8.5 miliardë dollarësh të studios filmike MGM në mars dhe marrëveshjes së muajit të kaluar për të blerë Life Healthcare për 3.9 miliardë dollarë.

 

@thejournalbiz
burime:WSJ/Amazon
foto:Amazon.inc