Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

AMD do të blejë Pensando për 1.9 miliardë dollarë!

Advanced Micro Devices Inc. do blejë startupin e çipave dhe softuerëve Pensando Inc. për 1.9 miliardë dollarë,

kjo pasi  AMD mbylli transaksionin e saj më të madh ndonjëherë me Xiling inc.

Marrëveshja e propozuar, të cilën AMD zbuloi, do t’i shtohej produktit të saj pasi shitësit e gjysmëpërçuesve rivendosin ofertat e tyre për të përfituar nga kërkesa në rritje për çipa.

Pensando do t’i jepte AMD-së aftësi në fushat e rrjeteve, sigurisë dhe shërbimeve të tjera që synojnë tregun e qendrës së të dhënave, i cili është rritur në mënyrë eksponancionale, ndërsa kompanitë përafrojnë mjetet digjitale.

Pensando, prodhon çipa dhe softuer për të përshpejtuar rrjedhën e të dhënave dhe për të ulur kostot e funksionimit e serverëve, sipas Bloomberg.

*Pensando tweet on AMD deal

Vitet e fundit ka pasur një nxitim për të bërë marrëveshje në industrinë e çipave, duke përfshirë

  • blerjen prej 35 miliardë dollarësh nga AMD të prodhuesit të çipave Xilinx Inc.
  • Gjigandi i çipave grafikë Nvidia Corp. tentoi ta bleje firmën britanike të dizajnit të çipave Arm, por u anulua për shkak të sfidave rregullatore.
  • Qualcomm Inc. të hënën tha se mbylli një marrëveshje të rënë dakord më parë që i jep kontrollin e kompanisë së teknologjisë së asistencës Arriver, njësi suedez të drejtimit autonom Veoneer.

Ndërsa Intel bleu Tower Semiconductor, për 53 dollarë për aksion në para të gatshme, ose afërsisht 5.4 miliardë dollarë marrëveshje.

AMD, gjithashtu ka një biznes të madh që furnizon çipa për përpunimin e grafikës për kompjuterët personalë dhe konzolat e video lojërave

 

@thejorunalbiz
foto: AMD inc.