Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Fitimet nuk ndalen; mbi 6.5 trilion dollarë ‘bonus’ vitin e kaluar!

Sipas Rezervës Federale. pasuria e njerëzve më të pasur të Amerikës, si Warren Buffett, Elon Musk dhe Jeff Bezos,

u rrit me një total prej 6.5 trilion dollarë vitin e kaluar, kryesisht e nxitur nga çmimet e aksioneve dhe tregjeve financiare.

  • Pasuria totale e 1% te popullates arriti një rekord prej 45.9 trilionë dollarësh në fund të tremujorit të katërt të 2021, thuhet në raportin e fundit të FED mbi pasurinë.

Pasuria e tyre u rrit me më shumë se 12 trilion dollarë, ose më shumë se 1/3, gjatë pandemisë.

“Numrat janë befasues,” tha Wolff, profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut, duke shtuar se;

  • 1% zotëronte një rekord prej 32.3% të pasurisë së vendit në fund të vitit 2021, tregojnë të dhënat.
  • Pjesa e pasurisë së zotëruar nga 90% e amerikanëve më të ulët, ka rënë paksa nga 30.5% në 30.2%.
  • Fitimet kryesore për më të pasurit, vitin e kaluar ishin aksionet dhe bizneset private.

Rreth 4.3 trilion dollarë nga fitimet e përgjithshme për 1% vitin e kaluar erdhën nga aksionet e korporatave dhe aksionet e fondeve të përbashkëta, tregojnë të dhënat e Fed.

*FED’s chart on wealth by wealth group

Portfolet e aksioneve të 1% tani kanë vlerë mbi 23 trilionë dollarë dhe ata zotërojnë rreth 53.9% të aksioneve të zotëruara individualisht, sipas bankës qendrore.

  • Gallup group zbulon se 56% e amerikanëve zotëronin të paktën disa aksione – pak mbi mesataren prej 55% në 2019 dhe 2020.

Meqenëse të pasurit mund të kursejnë dhe investojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre, shumë nga fitimet e pasurisë pastaj rrjedhin në tregun e aksioneve.

Bizneset private kanë qenë gjithashtu një motor i fuqishëm i pasurisë për ta.

  • Vlera e bizneseve private të mbajtura nga më të pasurit u rrit me 36%, ose 2.2 trilion dollarë vitin e kaluar.

Ata, kane përfituar edhe nga rritja e vlerave të pasurive të paluajtshme. Pronat e tyre të pasurive të paluajtshme u rritën me 1 trilion dollarë gjatë pandemisë.

 

 

@thejournalbiz
burime: Forbes/FT/Bloomberg
foto:Forbes.inc