Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Credit Suisse, hetohet për mosrespektim të sanksioneve!

Credit Suisse, nuk respektoi plotësisht sanksionet ndaj Rusisë!

Ky supozim, bëri që Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të kërkonte dokumente në lidhje me pajtueshmërinë e bankës me sanksionet për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në një letër drejtuar CEO të Credit Suisse, Thomas Gottstein,

nga Carolyn B. Maloney (kryetarja e Komitetit për Mbikëqyrjen dhe Reformën) i kërkoi bankës të dorëzonte informacionin mbi financimin e saj të jahteve dhe avionëve në pronësi të individëve potencialisht të sanksionuar.

*Rep.Carolyn B.Maloney tweet mbi qeshtjen e  Credit Suisse

Pas raportimeve se,

Credit Suisse udhëzoi investitorët në një marrëveshje borxhi të fundit për të shkatërruar ose/dhe fshirë informacionin në lidhje me marrëdhëniet e saj me klientët e pasur.

Marrëveshja e borxhit, e raportuar fillimisht nga Financial Times, zvogëloi një pjesë të ekspozimit të bankës në 2 miliardë dollarë kredi që ajo u dha klientëve të pasur për të financuar jahtet dhe avionët.

“Ky raport ngre shqetësime të rëndësishme në lidhje me pajtueshmërinë e Credit Suisse me sanksionet e ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj ndaj  pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Zëdhënësi i Credit Suisse nuk pranoi të komentonte letrën dhe vuri në dukje komentet e mëparshme të bankës për marrëveshjen dhe sanksionet.

Më 3 mars, banka tha se u kishte kërkuar investitorëve që nuk kishin përfunduar marrëveshjet, të shkatërronin dokumentet, duke përmendur praktikën e tregut dhe se nuk kishte të bënte me sanksionet e fundit, pasi asnjë e dhënë nuk u fshi brenda Credit Suisse.

Ligjvënësit thanë se ishin veçanërisht të shqetësuar që udhëzimi për të shkatërruar dokumentet përkoi me faktin se Zvicra u zotua t’i bashkohej vendeve të tjera në zbatimin e sanksioneve.

 

burime: FT/WSJ
foto:Credit Suisse