Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

AMD, tejkalon Intel-in në vlerën e tregut!

Aksionet e Advanced Micro Devices Inc. u rritën këtë javë, pasi vlera e tregut të kompanisë arriti në 188 miliardë dollarë,

mes optimizmit në rritje të Wall Street për perspektivat afatgjate nga  prodhuesi i  çipave.

Kapitalizimi aktual i tregut të AMD, është rritur nga më pak se 125 miliardë dollarë në fillim të këtij viti, në 188 miliardë dollarë.

Intel Corp., e cila ra 1% javën e kaluar, aktualisht vlerësohet në 182 miliardë dollarë.

Konsulenca Bernstein parashikon rritje nga AMD,  duke thënë se kompania është bërë gjithnjë e më tërheqëse në pesë vitet e fundit.

*Bloomberg chart on AMD & INTEL shares

Kompania ka qenë në një rritje të lartë kohët e fundit,  mbështetur nga një raport dhe analiza pozitive në tremujorin e fundit, si dhe nga blerja e Xilinx Inc.

Intel, nga ana tjetër, prej kohësh nuk ka performuar aq mirë sa homologët e saj në sektorin e çipave.

Javën e kaluar, ajo organizoi një prezantim për investitoret,  ku detajoi një strategji për rikthim dhe dominimin e industrisë ne një parashikim 4-vjeçar.

Analistët ishin skeptikë, duke parë një sërë pasigurish dhe rreziqesh të lidhura me planin, dhe duke vënë në dukje se do të jetë një proces i shtrenjtë dhe afatgjatë.

 

 

 

burime: Bloomberg/Yahoo/AMD
foto:AMD inc,