Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Tregu shënon rritje, shkas konflikti ruso-ukrainas!

Gruri arrin në nivelin më të lartë në nëntë viteve e fundit,  për shkak të shqetësimeve rreth ndërprerjeve të mundshme të furnizimit në rajonin e Detit të Zi, duke rritur më tej kostot e produkteve kryesore ushqimore në mbarë botën.

Kriza e përshkallëzuar mbi Ukrainën ka ngjallur frikën se dërgesat mund të preken nga Ukraina dhe Rusia, të cilat janë eksportues kryesore të drithërave.

Çdo kufizim mund të kërcënojë një burim jetik të furnizimit në një kohë të pafavorshëm, dhe kërkesat tashmë janë reduktuar.

*Bloomberg  on Wheat reaction price chart

Kontratat e grurit në treg u rritën me 2.9%

Perëndimi ka vendosur sanksione të kufizuara ndaj Rusisë pas njohjes nga Moska të dy rajoneve të shkëputura seperatiste dhe urdhrit sot nga presidenti Vladimir Putin ku de fakto  Rusia i shpall pushtim në shkallë të gjerë Ukraines.

  • Ndërsa SHBA,  OKB dhe NATO paralajmëruan  dënime të rënda dhe embargo.

Deri më tani, trafiku i anijeve nga deti i zi ( apo nga Azov, qendra kryesore për eksportet e të korrave Ukrainase dhe Ruse)  ka vazhduar si zakonisht, sipas konsulences me bazë në Kiev UkrAgroConsult.

 

 

 

 

burime: Bloomberg/UkrAgroconsult
foto:market inc