Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Nikola punëson ish-CEO-në e Opel-it!

Në përpjekje për të rikthyer besueshmërinë e saj që nga largimi i turpshëm i themeluesit te saj,

Nikola Corp. punësoi Michael Lohscheller, i cili mbikëqyri  divizionin e prodhimit  në Opel, Stellantis NV, për të ndihmuar prodhuesin e kamionëve elektrikë në SHBA të rrisë prodhimin e saj.

Lohscheller, një ish-ekzekutiv i Opel-it, i cili së fundi ka punuar për prodhuesin e makinave elektrike VinFast, është emëruar president i Nikola-s dhe do të raportojë tek shefi ekzekutiv Mark Russell, tha kompania

*Nikola official tweet announcement

“Një veteran me përvojë të industrisë si Michael forcon ekipin Nikola,” tha kryetari Stephen.

“Ai e njeh mënyren e prodhimit, funksionin e  bordit, dhe ekspozitat e tregut, si  dhe ka punuar me teknologjitë më të fundit gjatë gjithë karrierës së tij.”

Nikola është përpjekur të rikthehet nga një krizë besueshmërie e nxitur nga deklaratat e pasakta që themeluesi i saj, Trevor Milton bëri pas bashkimit të saj me kompaninë e blerjes për qëllime të veçanta në qershor 2020.

Milton dha dorëheqjen në shtator 2020 dhe prokurorët federalë e akuzuan atë në korrik të vitit të kaluar se kishte gënjyer investitorët për biznesin dhe aftësitë e Nikolas.

Ai u deklarua i pafajshëm, ndërsa SEC penalizoi Miltonin i cili pranoi të paguante një gjobë të madhe,  mbi 125 milionë dollarë

 

 

 

 

burime Forbes/WSJ/Nikola
foto:Nikola Inc