Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Apple po përgatit kufjet e reja me çipat e saj M2

Apple prezantoi çipin e ri M2 në Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) në fillim të këtij muaji dhe thotë se ofron një CPU 18 për qind më të shpejtë dhe 35 për qind GPU më të shpejtë në krahasim me çipin më të vjetër M1.

Kufjet e realitetit nga Apple,

janë percjellur me thashetheme për muaj të tërë dhe një raport i ri nga Bloomberg-u tregon se mund të vijë me procesorin kryesor M2 të Apple.

The Verge tweet on Apple head set news

Sipas Bloomberg-ut,

versioni më i fundit i pajisjes nga Apple, i cili thuhet se është i aftë të ofrojë përvoja të realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit virtual (VR), përfshin një çip M2 dhe 16 GB RAM.

Thashethemet për pajisjen futuristike filluan të rrjedhin gjithashtu, dhe parashikimet tregojnë një nivel potencialisht më të fuqishëm të performancës sesa Meta Quest 2 . Kufjet VR të Meta( Fcaebook) vijnë me 6 GB RAM dhe platformën Snapdragon XR2

*Bloomberg on Apple’s mixed reality headset

Ka pasur shenja dhe është ‘përfolur’ se kufjet e Apple do prezantohen në fillimit të Janarit 2023.

Javën e kaluar,

CEO i Apple, Tim Cook, konfirmoi ekzistencën e kufjeve kur u tha intervistuesve të ‘China Daily’ të “qëndroni me ne,  dhe do të shihni se çfarë kemi për të ofruar” në hapësirën e realitetit virtual.

 

@thejournalbiz
burime:Bloomberg/Verge/Apple
foto:Apple inc