Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Vendimi ‘Roe vs Wade’ aksionet e ‘Evofem Biosciences’ u rritën me 240%

Evofem Biosciences suprizon tregun, kjo pasi aksionet e saja  u rritën mbi 240% në dy ditët e fundit pas përmbysjes ligjore të ‘Roe kundër Wade’

Aksionet e Evofem Biosciences,

zgjeruan fitimin e tyre dy-ditor mbi 240% të Hënën, duke vazhduar një rritje që filloi në vazhdën e vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar ‘Roe kundër Wade’ të Premten.

Aksionet arritën në 1,08 dollarë që nga çmimi i hapjes prej 0,33 dollarë!

*Evofem Biosciences tweet on Phexxi drug agreement

Evofem është prodhuesi i Phexxi,

një xhel kontraceptiv që parandalon shtatzëninë duke ‘ndryshuar nivelet e pH të përdoruesve dhe ka provuar të jetë deri në 93% efektiv në provat e FDA’

  • Xheli tregtohet si një nga opsionet e pakta të kontrollit të lindjes në dispozicion për gratë që hezitojnë ose nuk janë në gjendje të përdorin metoda hormonale.

 

“Unë mendoj se është çmenduri që gratë nuk kanë pasur një opsion si ky më parë,” tha CEO i Evofem Saundra Pelletier në një intervistë të vitit 2021 për New York Times.

Evofem ka tërhequr interesin nga investitorët të cilët e shohin produktin e kompanisë si potencial afatgjate, duke mbushur një boshllëk pasi aborti bëhet i paligjshëm në shumë shtete dhe metodat e tjera të kontrollit të lindjes potencialisht do të vihen nën shqyrtim më të madh nga ligjvënësit.

Kompania raportoi 4.2 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e parë të 2022, (nga 1.1 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar)

 

@thejournalbiz
burime:Evofem/Insider
foto:Evoferm.inc