BMW sjell modelin e ri EV në Japoni!
BMW AG ka vendosur të prezantojë coupen sportive me katër dyer i4 në Japoni, kjo pasi konsumatorët po tregojnë shenja të gatishmërisë më të madhe për të blerë automjete elektrike.
- Shitjet e automjeteve elektrike në Japoni kanë mbetur prapa tregjeve të tjera të mëdha
Me një çmim prej 7.5 milionë deri në 10.8 milionë jen (65,000 deri në 90,000 dollarë), EV- apo Vetura eletrike, janë në dispozicion për porosi me dërgesa që fillojnë që nga Marsi, tha prodhuesi gjerman në deklaratën per shtyp.
Ndërsa Japonia ka mbetur prapa SHBA-së, Evropës dhe Kinës për sa i përket përdorimit të automjeteve elektrike, kemi shenja që shoferët vendas kanë filluar të pranojnë makinat elektrike.
Regjistrimet për automjetet elektrike të importuara arritën në vetëm 8,610 njësi vitin e kaluar, sipas Shoqatës Japoneze të Importuesve të Automjeteve
*BMW official tweet on i4 model
#TheUltimateElectricDrivingMachine.
The first-ever BMW i4, truly electric.#THEi4 @BMWi #BornElectric pic.twitter.com/gbWJhZ1syA— BMW (@BMW) March 17, 2021
i4 i BMW-së me distancë deri në 590 kilometra (367 milje) me një karikim të vetëm, dhe ka aftësi të karikimit të shpejtë.
Drejtuesit mund të përdorin smartphone në vend të një çelësi për të zhbllokuar, dhe ndezur makinën, e cila gjithashtu ka veçori njohjeje zëri.
- bZ4X i Toyota-se, dhe Ariya nga Nissan, janë gati të dalin në shitje në Japoni këtë vit.
ndërsa Tesla do të hapë një sallë ekspozite në Japoninë jugore, Nikkei raporton.
Për më tepër, Hyundai, i cili u tërhoq nga tregu Japonez më shumë se një dekadë më parë, po rikthehet duke u pozicionuar si një prodhues EV duke shitur makinat online.