AMD dhe Xilinx, nënshkruhet marrëveshja 35 miliardë dollarëshe
Rregullatorët Kinezë kanë dhënë miratimin për Advanced Micro Devices ( AMD) për blerjen e Xilinx. duke hapur rrugën për daljen e një prej marrëveshjeve më të mëdha nga industria globale e ‘çipave kompjuterik’
- Kjo Industri është në kërkesë të lartë dhe AMD do të sfidojë dominimin e Nvidia
- Marrëveshja vjen, pasi rregullatori përcakton që AMD duhet të vazhdojë të furnizojë Kinën me ‘çipa kompjuterik’
Duke marrë parasysh rrethanat, sot edhe marrëveshjet e vogla po shqyrtohen me kujdes.
Kohët e fundit, Wise Road Capital nga Kina I dha fund ofertës saj prej 1.4 miliardë dollarësh për prodhuesin e çipave të Koresë së Jugut ‘Magnachip Semiconductor Corp.’ i cili nuk arriti të fitonte miratimin nga Komiteti për Investimet e Huaja
Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut e ka aprovuar marrëveshjen me disa kushte, tha në një deklaratë mbikëqyrësi zyrtar Kinez.
Duke i kërkuar AMD-së të mos diskriminon klientët kinezë, dhe të vazhdonte furnizimin e produkteve të Xilinx në vend, pasi të përcaktohet, se marrëveshja mund të përjashtonte ose kufizonte konkurrencën.
AMD është e vendosur të sfidojë më tej Nvidia-në në tregun e kompjuterëve dhe procesorëve grafikë
Xilinx, dhe AMD do fokusohen në fusha të tilla si procesimi i të dhënave cloud, industria e automobilave, dhe tele-komunikimi