Apple raporton rekord shitjesh
Apple Inc. postoi shitjet për tremujorin e kaluar.
Pajisjet, përfshirë Apple Watch, Apple TV, AirPods, kufjet Beats, HomePod dhe artikuj të tjerë – gjeneruan te hyra prej 14.7 miliardë dollarë gjatë tremujorit.
- Rritje me 13% nga një vit më parë, dhe mbi vlerësimet e analistëve të paraparë prej 14.2 miliardë dollarësh.
- Shitjet u rritën me 11% në 123.9 miliardë dollarë në tremujorin e parë fiskal, i cili përfundoi më 25 dhjetor.
- Analistët kishin parashikuar 119.1 miliardë dollarë mesatarisht. Fitimet tejkaluan parashikimet.
- Apple gjeneroi 19.5 miliardë dollarë të ardhura nga shërbimet në tremujorin e raportuar.
- Rritje prej 24% nga një vit më pare, në shitjet të abonimeve në App Store, Apple Music dhe iCloud.
Kompania gjeneroi 71.6 miliardë dollarë të ardhura nga produkti i saj kryesor, iPhone, duke mposhtur vlerësimet e Wall Street prej 67.7 miliardë dollarësh.
Gjigandi i teknologjisë e ka kaluar krizën dhe ka përfituar nga një vërshim produktesh të reja, duke përfshirë iPhone 13, Apple Watch Series 7 dhe Mac të përditësuar.
“Kërkesa-oferta ishte kryesisht në ekuilibër në fund të tremujorit dhe dërgesat në dhe nga Kina ishin të forta,” argumenton analisti Z. Sacconaghi nga komania Bernstein në një shënim investitorësh
*Aksionet e Apple shenuan rritje prej 34% gjatë vitit 2021