Toyota, Vetura më e shitur e vitit
Toyota Motors, e përfundoi vitin 2021, sërish si prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë
Duke theksuar se si prodhimi i kompanisë japoneze është në rrugën e duhur, pavarësisht një viti me probleme në zinxhirin e furnizimit.
Shitjet e grupit Toyota u rritën me 10% në (10.5 milionë njësi në vit) pretendon kompania. Dallim I theksuar nga Volkswagen i cili renditet i dyti me 8.88 milionë automjete të shitura
Ndërsa shitjet e VW ranë në nivelin më të ulët në një dekadë gjatë vitit 2021, nga problemet e furnizimit, sipas WSJ
Shitjet vjetore të gjigantëve të automobilave tregojnë gjithashtu fuqinë e tregut të makinave në SHBA, një bastion i Toyota-s, kundrejt Evropës, ku shitjet e makinave në vitin 2021 ranë në nivelin më të ulët në vite.
Evropa është një bazë e fort e VW-se, krahasuar me rënien e interesit për Toyota-n, e cila u tkurr në prodhuesin e 10-të më të shitur të automjeteve në BE
Por prodhuesi japonez i automjeteve mbetet I palekundur, pasi synon të prodhojë një rekord prej 11 milionë automjetesh, gjatë vitit 2022, siç raporton gazeta Nikkei.