Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Dështon kripto projekti i Facebook-ut ‘Diem’

Kur Facebook lançoi për herë të parë Diem (ish-Libra) në vitin 2019, mbi idenë për një monedhë digjitale globale, pritshmëritë ishin të larta për të krijuar një monedhë globale, përmes aplikacioneve sociale.

Sot, sipas Bloomberg, Zuckerberg ka rënë dakord t’i shesë asetet e projektit tek Silvergate Capital Corp. për 200 milionë dollarë

Projekti ambicioz për të krijuar monedha digjitale, të cilin Facebook (Meta) e nisi në vitin 2019, kishte hasur probleme të vazhdueshëme nga rregullatori, duke çuar në një ndalim te projektit dhe kërkim për një blerës.

Bloomberg citon një burim të njohur me këtë çështje.

Sot, besohet se projekti do ti shesë asetet e saja, bankës Silvergate Capital.

Ambiciet e mëdha të projektit për një monedhë globale u zvogëluan vazhdimisht, pasi u përball gjithnjë e më shumë me rregullatorët.

Derisa nga Rezervat Federale paralajmëruan, se një kripto-monedhë siq ishte Diem-i, mund të mos miratohet kurrë, dhe kjo ishte goditja e fundit  e ëndrrës së quajtur Diem.

 

 

burimet: Bloomberg
Foto nga;Meta