Rikthehet turizmi detar!
Rritja e prenotimeve vjen pasi rastet me C-19 bien!
Një raport i ri nga AAA Travel tregon se 58.3 milionë, ose 23% e amerikanëve po mendojnë të prenotojne një lundrim brenda dy viteve të ardhshme.
Sipas raportit, prenotimet për kroçera janë dyfishuar, me sa ishin vetëm një vit më parë.
Rritja e prenotimeve vjen pasi rastet me COVID po zvoglohen, dhe CDC uli paralajmërimin e udhëtimit të lundrimit në nivelin dy – nivel i moderuar rreziku infektimi.
*Carnival’s tweet on latest announcement
Important update regarding our restart plan from select U.S. ports and Mardi Gras news. #ChooseFun #CarnivalCruise pic.twitter.com/zc5N9OoZUR
— Carnival Cruise Line (@CarnivalCruise) June 10, 2021
Linjat e lundrimit kanë shtuar masat paraprake të sigurisë,
duke përfshirë kërkesat e vaksinës dhe testimit për stafin dhe mysafirët, sistemet e përmirësuara të ventilimit, larjen e duarve dhe dezinfektuesit e duarve në zonat me trafik të lartë.
- Eksperti i industrisë së lundrimit Stewart Chiron thotë se linjat e lundrimit janë mënyra më e sigurt për të udhëtuar.
“Në cilin aeroplan, kinema, hotel apo park mund të shkoni dhe e dini në thelb se të gjithë atje janë plotësisht të vaksinuar?
prandaj nuk ka mënyrë më të sigurt transporti, nuk ka mënyrë më të sigurt për të udhëtuar sesa ajo që ka ofruar industria e lundrimit, “tha Chiron.
Sipas hulumtimit të ri të AAA:
- 58.3 milionë (23%) amerikanë po konsiderojnë një lundrim në dy vitet e ardhshme.
- Gjeneratat e reja janë edhe më të etur, pasi mbi gjysma (52%) thonë se janë gati të kthehen në det të hapur.
- Nga ata që thonë se ka të ngjarë të lundrojnë përsëri, 41% përmendin kuptimin e rreziqeve të paraqitura nga C-19 si ndikim në vendimin e tyre.
“Linjat e lundrimit kanë punuar shumë me CDC dhe të gjitha udhëzimet që CDC ka paraqitur, protokollet shëndetësore të linjave të lundrimit plotësuan udhëzimet e CDC.”