Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

HP investon në trendin e ‘punës në distancë’

Blerja masive e Poly synon vetëm ndryshimin e koncepteve të punës në distancë dhe sesi HP shikon punën dhe takimet e ardhshme në zyrë

Poly prodhon produkte audio dhe video, të tilla si kufje, telefona tavoline dhe produkte të tjera konferencash.

Kompania pritet të raportojë shitje vjetore prej rreth 1.53 miliardë dollarë për vitin e saj fiskal që përfundon këtë muaj, sipas analistëve të anketuar nga FactSet.

  • HP kishte shitje vjetore prej 56.7 miliardë dollarë në vitin e fundit fiskal

HP tha se marrëveshja, që pritet të mbyllet deri në fund të vitit, do të ndihmojë në rritjen e ofertave të saj të zyrave hibride.

 Poly inc. tweet on the HP deal

 

Prodhuesi i kompjuterëve, printerëve dhe produkteve të tjera kompjuterike HP,

tha se punonjësit e zyrës po investojnë për të përmirësuar konfigurimin e punë së tyre, ndërsa bizneset po rikonfigurojnë hapësirat tradicionale të zyrave për të mbështetur punën dhe bashkëpunimin hibrid.

“Vetëm 10% e zyrave janë pajisur me paisje video-konferencash”, tha shefi ekzekutiv i HP Enrique Lores në një telefonatë me analistët të hënën.

“Ne presim që gjithnjë e më shumë do të jetë norma jonë e re, pasi kompanitë do të fillojnë të rihapen dhe do të lejojnë njerëzit të punojnë nga shtëpia.”

HP pret që transaksioni të shtojë menjëherë rritjen e të ardhurave dhe përfitimin e saj

Lëvizja zbriti aksionet e HP me 2.7% në 38.75 dollarë, ndërsa aksionet e Poly u rritën me 53% në 39.99 dollarë.

 

 

burime: HP/WSJ/Thejournalbiz
foto: HP