Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Dollari vazhdon me dominim ndaj monedhave tjera!

Indikatori nga Wall Street rreth rritjes se shumëpritur te dollarit si reflektim i ekonomisë amerikane!

Monedha e ‘gjelbër’ ka ende hapësirë ​​për tu ngritur, sepse tregu i punës është mjaft i shtrënguar për të garantuar rritje të ardhshme të normave të interesit nga Rezerva Federale.

Analistët e Morgan Stanley, për shembull, u shkruan klientëve se raporti i punësimit ishte “i balancuar” dhe “me një anim disi të ashpër ”

Tweet nga luhatjet e dollarit

Tabela e tregtimit te dollarit  nga Dow Jones

Dollari tani është rritur tre ditë radhazi ne treg, i nxitur nga raporti i punës të së premtes. Indeksi i Dollarit WSJ u rrit kohët e fundit rreth 0.2%.

Dollari ka fituar më shumë se 20% kundrejt disa monedhave këtë vit, duke i bërë presion ekonomive që po përballen me rritjen e çmimeve në mbarë globin.

“Duket se po hyjmë në periudhën e tretë të hovit apo rritjes se dollarit amerikan në 50 vitet e fundit,” tha Paul Gruenwald, kryeekonomist global dhe S&P Global . “Nuk ka zgjidhje të lehtë: pasiviteti rrezikon objektivat dhe besueshmërinë e inflacionit, rritja e normës rrezikon uljen e prodhimit dhe punësimit, ndërhyrja ka të ngjarë të djegë rezervat e çmuara shtetrore”

 

@thejournalbiz
burime:Dow Jones
foto: currencies