Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Blerjet elektronike, e ardhmja e industrisë me pakicë

Opinion nga :Mimoza Selimi

Çdo ditë jemi dëshmitarë të ndryshimeve masive duke qenë se teknologjia vazhdimisht është duke arritur kulmin e zhvillimit. Bota është duke ndryshuar shumë shpejtë drejt një qasjeje digjitale.

Qëllimi i këtij Opinioni, është që të analizojmë industrinë me pakicë (retail), orientimin e kësaj industrie drejt blerjeve elektronike, të ardhmen e pagesave elektronike, inovacionin e këtyre pagesave dhe lidhjen e pagesave elektronike me industrinë me pakicë.

Tweet analiza mbi trendet e tregtise online

*Statista tabela mbi  projekcionet e tregtise online – 20-25
  • Çka janë blerjet elektronike?

Shkurtimisht blerjet elektronike janë një formë e blerjeve të produkteve dhe shërbimeve nga distanca apo thënë ndryshe, blerje online.  Për të qenë të saktë, blerjet elektronike nuk janë inovacioni më i fundit teknologjik, megjithatë, kjo platformë, nuk ka pasur shumë popullaritet deri para 10 apo 20 vitet e fundit.

Në vijim janë të paraqitur faktorët kryesor që kanë ndihmuar në krijimin e bazamentit për rritjen e blerjeve elektronike:

  • Qasja e pa limituar dhe mbarë botërore në internet
  • Qasja në pajisje elektronike individuale (telefonat e mençur, laptop, tabletë etj)
  • Mënyrat e avancuara të transportit dhe infrastrukturës globale
  • Pagesat online, duke përdorur kartat bankare, llogaritë dhe format tjera alternative të pagesave online.

Sidoqoftë, elementet e lartëpërmendura ishin arritur tashmë para disa viteve.

  • Pse deri vitin e shkuar nuk u bënë të popullarizuara blerjet elektronike?

Pandemia Covid 19, luajti një rol të madh në përshpejtimin e gjërave në këtë drejtim.

Në të kundërtën, ndryshimi drejt blerjeve elektronike do të kishte ndodhur shumë më ngadalë, kjo si pasojë e mënyrave dhe mendësisë së vjetër, qoftë nga ana e klientëve, po ashtu edhe të shitësve.

Mund të themi lirisht se Covid 19 ishte një pikë kthimi në këtë drejtim.

Për shkak të pandemisë, ndërmarrësit dhe bizneset, adaptuan platformat elektronike dhe digjitale si një përshtatje emergjente ndaj situatës.

Kjo ishte pika ku të gjithë u detyruan të dalin nga ‘zona e rehatisë’

Në vijim janë të paraqitura statistikat për retail ne SH.B.A., këto statistika tregojnë impaktin e madh të pandemisë dhe lidhjen që kishte me popullaritetin e platformës për blerjet elektronike. (periudha 2016-2021)


buime :Statisa

Sikurse shihet në grafikun sipër, kulmi i përdorimit të blerjeve elektronike ka qenë gjatë periudhës së izolimit të plotë si pasojë e Covid 19, pra periudha Q2.

Por, pas përfundimit të periudhës së izolimit shihet një ulje e përdorimit të kësaj platforme.

Sidoqoftë, nga krahasimi i blerjeve elektronike përgjatë periudhës Q2 në vitin 2016 dhe periudhës Q2 në vitin 2020, shohim ngritjen e përdorimit të blerjeve elektronike për 66,25% përgjatë 5 viteve.

Për më tepër, ky numër pritet të rritet vitet në vijim.

  • Pse blerjet elektronike?

Përderisa, gjatë periudhës së izolimit, kishim mundësi të prolongonim disa aktivitete, gjithsesi na duhej të bënim blerje të ushqimeve, të veshmbathjes ose pazare të ngjashme. Në këtë rast, platforma për blerjet elektronike ishte platforma më e përshtatshme, si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset.

Për dallim nga format klasike, platformat për blerjet online, ofrojnë benefite në të dyja anët. Ky lloj i blerjeve elektronike, njihet ndryshe edhe si B2C (biznesi për konsumatorin).

  • Bizneset: Avantazhet dhe Disavantazhet

Baza e konsumatorëve potencial është e pa limituarZotërimi i një dyqani apo qoftë edhe qendër tregtare, ofron qasje në një numër të limituar të bazës së klientëve. Vetëm ata që vizitojnë dyqanin janë blerës potencial.

Nëpërmjet blerjeve elektronike, çdokush që ka qasje në internet është një klient potencial. Platforma e blerjeve elektronike ju mundëson bizneseve që të kenë klientë nga gjithë bota.

Optimizimi i Kostove – Zotërimi i një dyqani, ka shumë kosto fikse sikurse janë: qiraja, elektriciteti, pagat si dhe shpenzimet tjera fikse që nevojiten për operimin e dyqanit.

Për më tepër kanë bazë të limituar të klientëve për të arritur mbulimin e gjitha shpenzimeve dhe në fund të arrijnë të krijojnë profit.

Platformat e blerjeve elektronike mund të kenë disavantazhin e pagesës më të lartë për infrastrukturën e IT dhe marketing. Megjithatë, këtu kemi dhe mundësinë e shitjes globale dhe jo limitimin vetëm me blerës të vendit apo qytetit përkatës.

  • Konsumatorët: Avantazhet dhe Disavantazhet

Kursimi i kohës dhe përmirësimi i sjelljes konsumatoreadaptimi i platformës për blerjet elektronike siguron rehati dhe fleksibilitet për konsumatorët. Kjo platformë është efiçiente, veçanërisht për njerëzit me orar të zgjatur të punës të cilëve ju mungon koha.

Ndryshimet e çmimeve dhe produkteveBlerjet nga distanca, ofrojnë më shumë përparësi për konsumatorët, të cilët mund të krahasojnë çmimin e produkteve mes bizneseve të ndryshme dhe të bëjnë zgjidhjen më të mirë për ta.

Konsumatorët, munden lehtësisht të përcjellin zbritjet pa pasur nevojë të shkojnë fizikisht në dyqane, duke kursyer kështu karburante dhe duke u mbrojtur edhe nga sindroma e të ashtuquajturës  ‘blerje psikologjike’.

Në aspektin e konsumatorëve, blerjet nga distanca nënkuptojnë që produkti është blerë pa e parë fizikisht apo pa e provuar.

Ky është disavantazhi kryesor, megjithatë këtu futet në punë ‘augmented reality’

Realiteti i ‘augmentuar’ apo virtual- është një temë që duhet të diskutohet veçanërisht, shkurtimisht mund të shpjegojmë se ‘augmented reality’ i ofron konsumatorëve mundësinë që të shohin se si një produkt që e shohin online do të duket në ta.

 

  • Çfarë do të ndodhë me njerëzit që punojnë në industrinë me pakicë?

Në mënyrë që të rritet përdorimi i platformës së blerjeve online, bizneset duhet të investojnë në disa drejtime si:

Strategjia e Marketingut: Të kenë fokus në marketingun digjital, kërkimet e optimizuara (SEO),  Website dhe në reklama.

Augmented Reality: është një tjetër investim i domosdoshëm për të bërë të dalluar platformat e blerjeve online.

Kostot e Transportit: në këtë drejtim është e nevojshme të zgjerohet bashkëpunimi mes industrive të transportit, shitjes me pakicë dhe prodhimit, ashtu që të reduktohen kostot si dhe të minimizohet efekti negativ në ambient.

Që të përmbledhim pikat e mësipërme, mund të themi se platforma e blerjeve elektronike është një model biznesi në rritje, madje për disa tipologji të industrive, së shpejti do të jetë i vetmi model biznesi.

Platforma e blerjeve elektronike do të përdoret gjerësisht pothuaj në të gjitha llojet e shitjes me pakicë, qoftë: ushqime, veshje, aksesorë, këpucë, produkte të kujdesit personal, gjitha llojet e produkteve teknologjike, librat, pajisjet shtëpiake, produktet e zyrave, si dhe shumë produkte tjera.

Edhe farmacitë do të fillojnë të përdorin platformën e blerjeve elektronike, duke transformuar kështu ngadalë botën e industrisë farmaceutike.

Megjithatë, do të jenë ende disa industri të cilave do të ju nevojitet prezenca fizike, duke pas parasysh aktivitet e tyre, sikurse janë: parfumeritë dhe industritë e ngjashme.

 

edituar nga arsim@thejournalbiz.com 
@thejournalbiz