Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Efekti i inflacionit: a është më i ashpër në stoqe apo në ari?

 

Opinion nga Arben.Selimi

*asistuar nga  Arsim.Ajeti

Shumica e aksioneve kanë pësuar rënie gjatë këtij viti. Kjo për shkak të inflacionit të lartë dhe masave që FED dhe BQE kanë ndërmarrë në përpjekje për të luftuar inflacionin qysh nga fillimi i vitit, duke ngritur normat e kamatës.

Inflacionin të cilin gjatë pandemisë e shkaktuan vet, duke shtypur sasi enorme të parasë, tani po përpiqen ta “luftojnë”. E paparë!

Tweet mbi inflacioni dhe rritjen e normave nga FED’s

Pak kompani kanë mbetur pa u prekur nga “ariu”. Meta platformat (ish Facebook-u) p.sh. ka rënie prej 63.5% krahasuar me 1 vit më parë. Bitcoin dhe të gjitha kripto monedhat kanë pësuar rënie drastike. Por me e keqja është se rënie kanë pësuar edhe kompanitë si Nike.

Çmimi i aksionit të Nike ka rënë me 53% (nga 177.51 në 83.12$). Sipas raportit periodik, për periudhën janar-gusht 2022, kompania ka raportuar se ka pasur rritje në stoqe prej 44%. Kjo do të thotë se e ka realizuar planin e prodhimit por jo edhe atë të shitjes.

Kjo është shenjë se inflacioni tanimë ka filluar të shfaqë efektet e tij në konsum.

Njerëzit kanë para po aq sa kanë pasur një vit më parë por nuk e kanë të njëjtën fuqi blerëse. Pjesën më të madhe të të ardhurave e konsumojnë në artikuj elementar prandaj nuk teprojnë para dhe nuk e kanë më luksin për të blerë gjëra të panevojshme, qoftë edhe atlete.

Grafiku 1: META kundrejt NIKE çmimi i aksionit tetor 2021-tetor 2022.

Historikisht, pasuritë e paluajtshme janë treguar të jenë një investim i qëndrueshëm gjatë inflacionit. Pavarësisht nëse është një shtëpi apo pasuri e paluajtshme komerciale, shumë investitorë i kushtojnë vëmendje klasës së aseteve për stabilitetin dhe përfitimet financiare, ndërkohë që tregjet e aksioneve mbesin të luhatshme gjate inflacionit.

Ndërsa pikat kyçe për matjen e inflacionit mbeten;

Indeksi i Çmimeve të Konsumit- duke matur mesataren që konsumatorët paguajnë për një shportë të standardizuar të tregut të mallrave dhe shërbimeve dhe,

Indeksi i Çmimeve të Prodhuesit (PPI) duke matur mesataren e çmimeve të realizuara nga prodhuesit vendas.

Ndërkohë, çmimi i arit ka qenë relativisht i qëndrueshëm, me një rënie prej 8.33% krahasuar me një vit më parë në $1,656.30 nga $1,806.80

Grafiku 2: Çmimi i arit tetor 2021- tetor 2022.

Ari gjithmonë ka qenë ruajtës i vlerës dhe po dëshmohet të jetë i tillë edhe tani, në krahasim me llojet e tjera të investimeve.

@thejournalbiz
Autori: arben@thejournalbiz.com
Editori:  arsim@thejournalbiz.com