Elon Musk dhuron mbi 5 milionë aksione për bamirësi!
Sipas një Formulari zyrtar të paraqitur këtë të hënë. (Klikoni linkun për më shumë; Elon Musk SEC Filing
Regjistri zbulon se Elon Musk ka dhuruar 5,044,000 aksione TSLA me vlerë rreth 4.42 miliardë dollarë, duke marrë parasysh që aksionet e Tesla-s kanë një çmim prej 877,76 dollarë sot.
Bazuar në dosjen zyrtare, njofton Yahoo, Elon Musk filloi me dhurimin e aksioneve më 19 nëntor 2021, në kohën kur mbi 5 milionë aksione të TSLA kishin vlerë afërsisht mbi 5.74 miliardë dollarë.
Kodi i transaksionit për aksionet u depozitua nën “G”, që do të thotë “Dhuratë e letrave me vlerë nga ose për të dike të brendshëm” ose “Dhuratë bonafide’ që do të thotë: “Përfaqëson një dhuratë në mirëbesim të aksioneve të zakonshme nga personi tek bamirësia”
Organizata për të cilën Elon ka dhuruar aksionet nuk u zbulua
*tweet from WFP Chief Mr. David Beasley
.@elonmusk With your help we can bring hope, build stability and change the future.
Let’s talk: It isn’t as complicated as Falcon Heavy, but too much at stake to not at least have a conversation. I can be on the next flight to you. Throw me out if you don’t like what you hear!
— Cindy McCain (@WFPChief) October 31, 2021
Në atë kohë,
CNN publikoi një artikull ku thuhej se 2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidhte urinë në botë, kjo sipas drejtorit të organizatës të Kombeve të Bashkuara, i cili u përgjigj në një postim në Twitter ku shtjellonte më tej planin për t’i dhënë fund urisë globale!